Politike

Mesila Doda zbardh takimin me Kim: Diskutuam për rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA

Ndërkohë nga ana tjetër gjatë takimit ambasadorja Kim ka nënvizuar se SHBA ka qenë gjithmonë e angazhuar në rritjen e nivelit të demokracisë në vend, ku qytetarët të ndjehen të pushtetshëm dhe të përfshirë.

28 Shtator 2022, 19:53 Nga e.k

 

TIRANË- Kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda ka zbardhur takimin e mbajtur në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e sotme me ambasadoren, Yuri Kim.

Përmes një postimi në “Facebook”, Doda bën me dije se gjatë takimit u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e Shqipërisë.

Ndërkohë nga ana tjetër gjatë takimit ambasadorja Kim ka nënvizuar se SHBA ka qenë gjithmonë e angazhuar në rritjen e nivelit të demokracisë në vend, ku qytetarët të ndjehen të pushtetshëm dhe të përfshirë.

"Në takim u diskutua lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve strategjike të Shqipërisë me SHBA dhe rolin vendimtar që këto marrëdhënie kanë pasur në historinë e djeshme dhe të sotme të Shqipërisë. Gjatë takimit u diskutua gjithashtu edhe mbi rolin e Parlamentit në integrimin e Shqipërisë, si edhe për situatën dhe nivelin e demokracisë në vend", shkruan ajo.

Ditën e djeshme Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ditën e djeshme pati sërish një vizitë në Kryesinë e Kuvendit ku u takua me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Me anë të një postimin në rrjetet sociale Tabaku zbardhi takimin me Kim ku shkruante se ishte folur për luftën ndaj korrupsionit por dhe për zgjedhjet e lira. Ndërkohë disa ditë më parë ambasadorja Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta duke "thyer akullin" e mosmarrëveshjeve të fundit mes tyre. Vizita e sotme me Ambsadadores Kim vjen në kuadrin e takime që ajo ka ndërmarrë së fundmi me krerët dhe përfaqësuesit e partive politike në vend.

mesila doda yuri kim

Sondazh

Poll