“Kafe ose në komisariat”/ Policia e Shtetit reagon pas denoncimit, përjashtohen dy efektivët (EMRAT)
Përjashtimi vjen menjëherë pas publikimit të videos së transmetuar në “Stop”, ku efektivët i bënin presion qytetarëve se do t’i çonin në Komisariat për “veprime të turpshme” pasi i kapnin në momente të sikletshme me të dashurat në makinë.
TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka urdhëruar përjashtimin e menjëhershëm dhe përfundimtar të dy efektivëve të patrullës. Përjashtimi vjen menjëherë pas publikimit të videos së transmetuar në “Stop”, ku efektivët i bënin presion qytetarëve se do t’i çonin në Komisariat për “veprime të turpshme” pasi i kapnin në momente të sikletshme me të dashurat në makinë. Të përjashtuarit janë: inspektorët Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia.
Reagim i Policisë së Shtetit
Menjëherë pas transmetimit të pamjeve filmike, në emisionin investigativ “STOP”, ku u shfaqën dy punonjës policie të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në shpërdorim të plotë të detyrës dhe në shkelje të hapur të etikës dhe të komunikimit, duke i marrë një shumë parash, me anë të akteve korruptive, drejtuesit të një automjeti që kishte ndaluar në anë të rrugës, në Kashar, sqarojmë opinonin publik se: Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar menjëherë përjashtimin përfundimtar nga radhët e Policisë së Shtetit, të dy punonjësve të Patrullës së Përgjithshme, inspektorëve Shamet Kuqo dhe Elton Gjedia.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur menjëherë hetimin e thelluar disiplinor, për shkelje të rëndë disiplinore, ndaj specialistit të Seksionit të Patrullës së Përgjithshme, Nënkomisar A. K., si dhe ndaj shefit të Seksionit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Komisariatin e Policisë Nr. 6, Komisar V. I.
Njëkohësisht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal në lidhje me këtë rast. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon drejtuesit e emisionit “STOP” dhe inkurajon median dhe qytetarët që të denoncojnë çdo rast të korrupsionit, të abuzimit me detyrën apo shkelje të kodit të etikës dhe sjelljes me qytetarët, duke iu garantuar se është shumë i vendosur për të reaguar me ashpërsinë e ligjit që të largojë nga radhët e Policisë së Shtetit, punonjës të tillë që njollosin emrin dhe uniformën e Policisë së Shtetit.
Efektivët u morën të rinjve 20 mijë lekë “për kafe”, në të kundërt do t’i shoqëronin në komisariat, të akuzuar për vepra të turpshme, derisa të vinte e t’i merrte familja.
Sondazh
“Kafe ose në komisariat, e merr vesh familja”/ Kontrolle nëpër Tiranë, policët iu marrin ryshfet çifteve natën nëpër makina
Pamje nga videoja Gazetarët e emisionit investigativ “Stop” u vunë në dijeni nga një qytetar se në zonën e Kashar...
Zbulohet parcela masive me kanabis në Spanjë, dy shqiptarë në pranga, njëri tentoi të ikte por i zgjati pak
Pamje nga aksioni në Spanjë SPANJË- Një plantacion kanabisi është zbuluar në një fushë në Señor&ia...
Mbyllja e "Zubeyde Hanim", nesër protestë para Kryeministrisë. Prindërit marrin me vete fëmijët
Foto ilustruese TIRANË- Nesër, në orën 10.00 para Kryeministrisë, prindërit e kopshtit "Zubeyde Hanim" bashkë me fë...
Ndodh në Tiranë! Mësueset shkelin ligjin, kurse private me nxënësit e shkollës ku punojnë
Foto ilustruese Mësueset e shkollës “1 Maji” në kryeqytet bëjnë kurse private me nxënësit e klasave dhe shko...
Pushohen akuzat për 4 'motoristët' e kokainës te Varri i Bamit, vetëm 1 në gjyq. Gjurmët e gishtave u ngelën në “pica”
Pamje nga aksioni Ajo që në muajin korrik 2021 ndodhi në mes të ditës, ku policia dështoi publikisht, në një operac...
Djali iu vra në masakrën e Fushë Krujës, ç'tha babai i Brilant Martinajt: Nuk e dija as ku ishte dhe as me kë
Brilant Martinaj TIRANË- Rakip Martinaj ka treguar se ditën e vrasjes të të birit nuk kishte asnjë ide për vendndodhjen e tij...
Vrasja e trefishtë/ Natën e masakrës Policia zbarkoi në Fushë Krujës, u morën në pyetje 'përfaqësues' të familjeve Haka dhe Bami
Lufti Haka dhe Valter Bami TIRANË- Pas vrasjes së trefishtë në Fushë Krujë, Policia kontrollet e para i bëri në zon...
Vrasja e dyfishtë në Zvicër, burgim i përjetshëm për 54-vjeçarin nga Kosova që vrau gruan dhe kunatën
Foto ilustruese Vrasësi i dyfishtë nga Hauseni doli përpara Gjykatës së Lartë - ai nuk mundi t'i shmangej burgimit të p&...
Masakra e Fushë Krujës/ Brilant Martinaj ishte karbonizuar, u identifikua vetëm nga 'Rolexi'
Brilant MartinaJ FUSHË KRUJË- Brilant Martinaj ishte karbonizuar i gjithi nga flakët që përfshinë makinën ku ai u vra. K...
FOTO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë-Krujë, digjet dhoma e katit të dytë! Zjarrfikësit arrijnë të neutralizojnë zjarrin
Pamje nga vendi i ngjarjes KRUJË- Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen e “Mireve” n&eum...
