Aktualitet

Mbyllja e "Zubeyde Hanim", nesër protestë para Kryeministrisë. Prindërit marrin me vete fëmijët

Gjatë protestës, pjesëmarrës do të jenë edhe fëmijë, 3-5 vjeç. Por vlen të theksohet se nuk është tubim i organizuar nga shkolla, por organizim i prindërve.

28 Shtator 2022, 21:35 Nga k.m.
Mbyllja e "Zubeyde Hanim", nesër protestë para
Foto ilustruese

TIRANË- Nesër, në orën 10.00 para Kryeministrisë, prindërit e kopshtit "Zubeyde Hanim" bashkë me fëmijët e tyre do të protestojë për vendimit e qeverisë për mbylljen e kopshtit. Gjatë protestës, pjesëmarrës do të jenë edhe fëmijë, 3-5 vjeç. Por vlen të theksohet se nuk është tubim i organizuar nga shkolla, por organizim i prindërve.

Mbyllja e "Zubeyde Hanim", nesër protestë para

Kopshti “Zubeyde Hanim” është mbyllur me urdhër të ministres së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi, urdhër i cili mban datën 15 shtator 2022, publikuar në Fletoren Zyrtare të Shqipërisë të datës 20 shtator 2022. Heqja e licencës bëhet për shkak të konstatimit të shkeljeve të rënda të legjislacionit në fuqi, që përbëjnë mosplotësim të kushteve të licencimit. Gjithashtu theksohet se kopshti në fjalë ushtron aktivitetin në një godinë, për të cilin nuk është marrë miratimi nga ministri përgjegjës për arsimin dhe institucioni përkatës i licencimit.

zubeyde hanim mbyllet zubeyde hanim

Sondazh

Poll