Aktualitet

Atentati ndaj Metës, shpallet në kërkim Dorian Shurdhi, mediat: U vra në Belgjikë

Policia e Shtetit nuk mund ta konfirmojë zyrtarisht rastin e Shurdhit për shkak të hakërimit nga iranianët. Dosjet janë të paaksesueshme për momentin.

28 Shtator 2022, 14:43 Nga F.M
Atentati ndaj Metës, shpallet në kërkim Dorian Shurdhi, mediat: U
Kujtim Meta dhe Dorian Shurdhi

TIRANË- Dorian Shurdhi, 39-vjeçari, që u shpall sot në kërkim nga Policia e Lushnjes për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj 44-vjeçarit Kujtim Meta, ngjarje e ndodhur më 20 Prill 2022 ka ndërruar jetë në Belgjikë. Mediat bëjnë me dije se pesë muaj pas atentatit ndaj Metës, Shurdhi është dhunuar nga disa persona dy javë më parë. Sipas të njëjtave informacione, Shurdhi shtë rrahur në ditët e para të muajit Shtator 2022. Për dy javë, i riu ka qëndruar në koma dhe mbrëmjen e 27 shtatorit ka ndërruar jetë.

Por, Policia e Shtetit nuk mund ta konfirmojë zyrtarisht rastin e Shurdhit për shkak të hakërimit nga iranianët. Dosjet janë të paaksesueshme për momentin.

Dorian Shurdhi ishte person me precedent penal. Ai kishte dalë nga burgu në fillim të vitit 2022 e në prill plagosi Metën. Kujtim Meta u plagos më 20 Prill në Lushnje. 44-vjeçari ndodhej në një lokal në momentin që u qëllua me breshëri plumbash, dy prej të cilëve e kapën në zonën abdominale. 44-vjeçari u shtrua në Spitalin e Traumës, aty ku mori mjekimin nga bluzat e bardha. Në media u bë e ditur se Meta nuk ishte shënjestra e atentatit por atentatori e ka ngatërruar me dikë tjetër.

Më 2015, Shurdhi u vu në pranga pasi akuzohej se në vitin 2013, së bashku me Xhuljan Shurdhin kanë tentuar të vrasin babë e bir, K.B., 51 vjeç dhe djalin e tij, M.B., 24 vjeç.

 

dorian shurdhi kujtim meta

Sondazh

Poll