Art&Argëtim

FOTO/ Stresi ka një dedikim dhe një falenderim për Noizyn në ditën e tij të lindjes: Faleminderit për gjithçka

Stresi i ka uruar ditëlindjen Noizy-t përmes një postimi në Instagram, ku shihen duke performuar së bashku në 'Alpha Show'. Ai përveçse e ka uruar reperin, gjithashtu edhe e ka falenderuar për gjithçka që ai ka bërë për të.

28 Shtator 2022, 08:26 Nga s.s
FOTO/ Stresi ka një dedikim dhe një falenderim për Noizyn në
Noizy dhe Stresi

TIRANË- Noizy ditën e djeshme festoi 36-vjetorin e tij të lindjes së bashku me familjarët dhe shoqërinë e tij.

Ai mori shumë urime të ndryshme nga fansat, shoqëria dhe familjarët e tij, por nuk kishte si të mungonte edhe një urim nga Stresi.

Stresi në llogarinë e tij të Instagramit, InstaStory ka postuar një foto nga koncerti ‘Alpha Show’, ku shihet së bashku me Noizy-n në skenën ku 13 vite më parë ishin zënë me njëri-tjetrin.

“U bëfsh 100! Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës sate. Gëzofsh gjithë jetën. Faleminderit për gjithçka”, ka shkruar Stresi në foton e postuar.

FOTO/ Stresi ka një dedikim dhe një falenderim për Noizyn në
Postimi i Stresit

reperi stresi noizy

Sondazh

Poll