Art&Argëtim

VIDEO/ 'A ke qënë në lidhje me Justin në të njëjtën kohë që ai ishte me Selenën?', Hailey Bieber rrëfehet për herë të parë

Hailey Bieber i është përgjigjur të gjitha pretendimeve. Së fundmi u njoftua se modelja do të shfaqet në podcastin Call Her Daddy për të folur rreth çështjes së pretendimeve ku thuhej se ajo "vodhi" burrin e saj tashmë Justin Bieber nga Gomez.

27 Shtator 2022, 22:05 Nga s.s
VIDEO/ 'A ke qënë në lidhje me Justin në të
Justin Bieber, Hailey Bieber dhe Selena Gomez

SHBA- Hailey Bieber i është përgjigjur të gjitha pretendimeve. Së fundmi u njoftua se modelja do të shfaqet në podcastin Call Her Daddy për të folur rreth çështjes së pretendimeve ku thuhej se ajo "vodhi" burrin e saj tashmë Justin Bieber nga Gomez.

“A keni qenë ndonjëherë me Justin në lidhje romantike në të njëjtën kohë me Gomez?”, dëgjohet teksa e pyet prezantuesja tek klipi i shkurtër, raporton iheart.com.

“Kjo është çmenduri. Unë fjalë për fjalë nuk kam folur kurrë për këtë. Shumë nga përjetësimi dhe urrejtja vjen nga ‘Oh, ti e vodhe atë. Ka të bëjë me njerëzit që e dinë të vërtetën. Sepse ka një të vërtetë", përgjigjet Hailey.

Ndërsa Hailey, 25-vjeçare, nuk e ka diskutuar ndonjëherë publikisht në detaje dramën që rrethon marrëdhënien e saj me Justin, 28-vjeçar, ajo ka dhënë një pasqyrë se si “urrejtja” ka ndikuar tek ajo gjatë viteve.

“Ka kaluar mjaft kohë”, tha Hailey në prill, duke iu referuar se sa kohë ka kaluar që kur Gomez dhe Bieber u ndanë.

Këngëtarët u ndanë përgjithmonë në 2018-ën pas vitesh lidhjesh pa ndërprerje, Ku disa muaj pas ndarjes Justin i propozoi Hailey-t.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by CALL HER DADDY (@callherdaddy)

 

justin bieber selena gomez hailey bieber

Sondazh

Poll