Art&Argëtim

FOTO/ Kapen nga paparacët, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në Milano

Çifti i ri i Hollywood, aktori Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid mund të jenë duke shijuar udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit. Ata u fotografuan në Milano gjatë javës së modës.

28 Shtator 2022, 07:10 Nga s.s
FOTO/ Kapen nga paparacët, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në Milano
Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid

ITALI- Çifti i ri i Hollywood, aktori Leonardo DiCaprio dhe modelja Gigi Hadid mund të jenë duke shijuar udhëtimin e tyre të parë jashtë vendit.

Ata u fotografuan në Milano gjatë javës së modës. Një burim i tha Entertainment Tonight, se 27-vjeçarja sfiloi për koleksionin Pranverë/Verë 2023 të Versace të premten e kaluar gjatë Javës së Modës në Milano, përpara se të shkonte në një festë ku ishte e ftuar. Dhe mesa duket kjo ka qenë dhe arsyeja e udhëtimit të tij në Itali, raporton pagesix.com

FOTO/ Kapen nga paparacët, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në Milano
Gigi Hadid

Paparacët e kanë fotografuar DiCaprion në Milano teksa argëtohej me miqtë e tij, mbrëmjen e së shtunës.

FOTO/ Kapen nga paparacët, Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid në Milano
Leonardo DiCaprio

Sipas burimit të Entertainment Tonight, të dy kalojnë shumë kohë së bashku, duke qëndruar larg kamerave dhe syve kureshtarë.

Faqja Page Six raportoi ekskluzivisht  se dyshja u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në një festë në NYFW, të hedhur nga shoku i DiCaprios, Richie Akiva ku shihen në një papafingo në Soho.

leonardo di caprio gigi hadid milano

Sondazh

Poll