Art&Argëtim

VIDEO- Kaos në koncertin e Daddy Yankee, mijëra persona futen me forcë, ndërhyn policia

Dy firma private sigurie po përballen me akuza penale.

28 Shtator 2022, 07:10 Nga A.B
VIDEO- Kaos në koncertin e Daddy Yankee, mijëra persona futen me
Daddy Yankee

KILI- Mijëra persona u futën me dhunë brenda koncertit të artistit Daddy Yankee. Në ato momente ndërhynë autoritetet e Kilit të cilët përdorën ujë për të larguar turmën. Rreth 4,000 ishin personat që u futën brenda duke shkatërruar barrierat dhe sulmuar stafin. 

Videot në mediat sociale tregojnë pjesëmarrësit e koncertit duke vrapuar nëpër portat e sigurisë. Dy firma private sigurie po përballen me akuza penale, raportojnë mediat lokale.

Eduardo Vergara, një ministër me departamentin e parandalimit të krimit të Kilit, kritikoi organizatorët e ngjarjes, duke thënë se ata duhet të ishin përgjegjës për sigurinë. Ai tha se, forcat e policisë kiliane duhej të "rregullonin" boshllëqet në siguri. Vergara tha se do të ketë një hetim nëse organizatorët e ngjarjes respektuan kërkesat e tyre të sigurisë, të tilla si të kenë roje të mjaftueshme sigurie në vend.

Në një deklaratë, organizatorët Bizarro Live Entertainment thanë se "shfaqja u krye nën një protokoll të rreptë sigurie dhe logjistike".

Një video në mediat sociale tregon punonjësit e sigurisë duke u përpjekur të ndalojnë njerëzit të kalojnë nëpër porta.

Disa fansa u larguan para fillimit të shfaqjes për shkak të frikës së sigurisë, raportuan mediat lokale.

Daddy Yankee, një reper i njohur nga Puerto Rikan, vijoi pa frikë koncertin./Burimi: BBC

daddy yankee

Sondazh

Poll