Politike

Aksioni kundër qeverisë, Luçiano Boçi: Do hyjmë në grevë urie, "Primare" të përbashkëta me PL

Luçiano Boçi u shpreh i gatshëm për t’u futur në grevë kundër qeverisë, Boçi shtoi se primaret do të organizohen bashkë me Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta.

27 Shtator 2022, 22:47 Nga k.m.
Aksioni kundër qeverisë, Luçiano Boçi: Do hyjmë
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkryetari demokrat, Luçiano Boçi, tha se nëse gjykata nuk merr vendim për drejtimin e partisë, ata do të regjistrojnë logon e re të PD në KQZ për zgjedhjet lokale 2023. Në një intervistë për "Klan News", Boçi u shpreh i gatshëm për t’u futur në grevë kundër qeverisë, Boçi shtoi se primaret do të organizohen bashkë me Partinë e Lirisë, që drejtohet nga Ilir Meta. Sipas tij, procesi i primareve do të bëhet i përbashkët. 

PJESË NGA INTERVISTA: 

Luçiano Boçi: Parimisht nga Zoti Meta është rënë dakord që të ketë një procesh primarësh, i cili si front mund të jetë edhe i përbashkët me Partinë e Lirisë sikundër me partitë e tjera, ku secili prej anëtarëve të jetë i lirë të votoj për kandidatin e preferuar.

Nëse ngërçi ligjor për drejtimin e partisë vazhdon, Sali Berisha dhe mbështetësit e tij në kuvend, e kanë gati një zgjidhje…

Luçiano Boçi: Thashë në rast se ka një precedentë atëherë është një logo dhe këtu debati bie poshtë. Nuk ka dy logo. KQZ do regjistrojë Partinë Demokratike me logon e re. Pra ka ka Parti Demokratike m elogon e vjetër dhe do regjistrojë Partinë Demokratike me logon e re. KQZ-ja e ka detyrim ligjor ta bëjë diçka të tillë, përderisa ka vepruar në një formë të tillë në një rast analog.

Berisha nuk e përjashtoi grevën si mundësi. A është gati Boçi ta ndërmarrë një veprim të tillë?

Luçiano Boçi: Në grevë si qytetar, po, po patjetër, si qytetar, jo di deputet për të bërë atë shfaqjen e bojkotit. Pjesën e mbështetjes së qytetarëve, si qytetar kur ata ta vendosin se do jenë në grevë për të drejtat e tyre, për kthimin e shpresës dh besimin, normale që e kemi për detyrë të jemi bashkë me shqiptarët.

luçiano boçi

Sondazh

Poll