Politike

Klosi "spostoi" Ahmetaj në Vlorë, por lë Lezhën "zbuluar". Qarku ende pa drejtues politik

Përpos drejtuesit politik të Lezhës Klosi mban dhe detyren e Sekretarit Organizativ të selisë Rozë. Zëvendësimi i Ahmetaj nuk duhet të ketë qenë një sfidë e lehtë për Klosin. Kryeministri Rama duke folur për mediat jashtë selisë nuk pranoi të komentonte shkarkimin nga detyra të isah-zëvendësit të tij i cili mesa duket ka mbetur pas asnjë post në Partinë Socialiste.

27 Shtator 2022, 21:27 Nga e.k
Klosi "spostoi" Ahmetaj në Vlorë, por lë Lezhën
Blendi Klosi

TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste ka shkaktuar "furtunë" largimesh në radhët e drejtuesve politikë të selisë rozë.  Kështu Blendi Klosi, ish-ministri dhe një nga eksponentët kryesorë të PS-së i është besuar drejtimi politik i qarkut të Vlorës duke "spostuar" ish-numrit dy të ekzekutivit, Arben Ahmetaj.

Klosi deri mbrëmjen e sotme ka drejtuar qarkun e Lezhës që iu besua nga Rama në zgjedhjet vendore të 25 prillit. Kujtojmë se qarku i Lezhës në zgjedhjet e fundit doli në rezultatin 4 me 3 për Partinë Demokratike duke bërë që PS të mbetet në rezultatin e njëjtë me vitet e shkuara me vetëm 3 manbdate në Lezhë.

Kalimi i Klosit në Vlorë, një qark i rëndësishëm për socialistët pas debateve dhe përçarjeve të fundit që solli "dalja nga rreshti" e kryebashkiakut, Dritan Leli, i cili në zgjedhjet e 25 prillit "shkëputi" përfundimisht marrëdhëniet me kreun e selisë Rozë ka lënë pa drejtues politik Lezhën.

Në mbledhjen e Kryesisë nuk është vendosur se kush do e pasojë Lezhën, qarkun që për socialistët ka qenë gjithmonë i vështirë për të thyer rezultatin me demokratët. Edhe pse tani, Lezha pas zgjedhjeve vendore të vitit 2019 drejtohet nga kryebashkiaku socialist dhe ish-deputeti, Pjerin Ndreu. 

Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme rreth orës 18:00. Mbledhja e Kryesisë zhvillohet në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2023 dhe në kulmin e debateve për Reformën Territoriale ku duket se PS nuk do të heqë dorë nga reforma aktuale me 61 bashki. Në daljen për mediat kryeministri nuk dha shumë detaje për çfarë u diskutua. I pyetur nga gazetarët për primaret Rama u shpreh se kjo është një teknikë që nuk do të zbahot në PS, e cila do të vazhdojë me metodën e vjetër të emërimeve të kandidatëve nga kryetari i Partisë me propozim të Kryesisë. Kreu i selisë Rozë nuk dha detaje në lidhje me shkarkimet dhe emërimet e fundit të drejtuesve politik në disa qarqe si dhe iu shmang pyetjes së çfarë kishte çuar në shkarkimin e Arben Ahmetajt, duke i cilësuar si pa interes për publikun.

rama mbledh kryesinë blendi klosi

Sondazh

Poll