Ikën Ahmetaj edhe nga Vlora, Klosi merr drejtimin e qarkut. Spiropali dhe Majko në Veri, 'nën kontroll' Shkodrën e Kukësin
Arben Ahmetaj që dikur ka mbajtur dhe postin e numrit dy të ekzekutivit dhe atë të ministrit të Financave dhe Ekonomisë në kohë të "vështira" siç shprehej kryeministri Rama në atë kohë duket se ka dalë më i humburi i kësaj mbledhjeje pasi tashmë nuk do të ketë asnjë pozicion drejtues në Partinë Socialiste.
TIRANË- Mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste është shoqëruar me "furtunë" shkarkimesh në radhët e drejtuesve politik dhe zëvendësimin e tyre me emra të rinj teksa jemi prag zgjedhjeve vendore. Arben Ahmetaj që dikur ka mbajtur dhe postin e numrit dy të ekzekutivit dhe atë të ministrit të Financave dhe Ekonomisë në kohë të "vështira" siç shprehej kryeministri Rama në atë kohë duket se ka dalë më i humburi i kësaj mbledhjeje pasi tashmë nuk do të ketë asnjë pozicion drejtues në Partinë Socialiste. Ahmetaj më herët ka mbajtur postin e drejtuesit politik të Vlorës duke u zëvendësuar kështu nga Blendi Klosi. Klosi, i cili në të shkuarën ka mbajtur postin e ministrit të Turizimit, ndërkohë që aktualisht mban detyrën e Sekretasrit Organizativ të selisë rozë, tani duket se ka përgjegjësi të re.
Duket se ministres së Shtetit për Sipërmarrjen debatet e fundit në PS-në e Shkodres i kanë "kushtuar shtrenjtë". Në mbledhjen e Kryesisë që drejtohej nga kryeministri, njëherazi dhe kreu i Partisë Socialiste ajo nuk do drejtojë më qarkun e Shkodrës duke u zëvendësuar nga një tjetër ministre, Elisa Spiropali, e ciila deri këtë mbrëmje mbante dhe detyren e drejtueses politike në Kukës krah Safet Gjicit. Shkodra është një nga bastionet e djathta që nuk është thyer nga socilaistët e duket se Spiropalit, kryeministri i ka besuar një betejë të vështirë duke marrë parasysh se i duhet edhe të bashkojë socialistët e ndarë së fundmi.
Gjatë komunikimit me mediat kreu i qeverisë nuk dha asnjë sqarim në lidhje me shkarkimin e Blilalit dhe nuk dihet nëse kjo lëvizje ka të bëjë më debatet e fundit në Shkodër apo lidhet me gjendjen shëndetësore të zonjës Bilali pasi kujtojmë se ajo është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.
Mbledhja e Kryesisë duke se ka rikthyer dhe njëherë në bazë, ish-kryeministrin socialist, Pandeli Majko, të cilit i është besuar një qark i vështirë për të majtët si Kukësi. Majko në këtë detyrë do të pasojë ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin e cila do të drejtojë qarkun e Shkodrës. Majko më herët ka mbajtur detyren e ministrit për Diasporen në kabinetin Rama 2.
Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme rreth orës 18:00. Mbledhja e Kryesisë zhvillohet në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2023 dhe në kulmin e debateve për Reformën Territoriale ku duket se PS nuk do të heqë dorë nga reforma aktuale me 61 bashki. Në daljen për mediat kryeministri nuk dha shumë detaje për çfarë u diskutua. I pyetur nga gazetarët për primaret Rama u shpreh se kjo është një teknikë që nuk do të zbahot në PS, e cila do të vazhdojë me metodën e vjetër të emërimeve të kandidatëve nga kryetari i Partisë me propozim të Kryesisë. Kreu i selisë Rozë nuk dha detaje në lidhje me shkarkimet dhe emërimet e fundit të drejtuesve politik në disa qarqe si dhe iu shmang pyetjes së çfarë kishte çuar në shkarkimin e Arben Ahmetajt, duke i cilësuar si pa interes për publikun.
Sondazh
Punonjësja e Lali Erit fshehu Ervis Martinajn, Rama i ikën pyetjes: Kush e tha? Aaaa...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk ka dhënë asnjë përgjigje për akuzën e kryedemokratit Sali Berisha lidhur me z...
Berisha: Nesër depozitojmë në Kuvend ligjin për Lustracionin dhe Dekomunistizimin
Sali Berisha GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se nesër do të depozitojnë në Kuvend ligjin për Lustr...
Akuza e fortë e Berishës: Oligarku Salillari ndërtoi pallatin 10-katësh pa leje, mori si shpërblim tender 8 mln euro
Sali Berisha GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndjek dy standarde, duke dënuar padrejtës...
Konfiskimi i kullave dhe ndërtimet pa leje, Rama mbron Veliajn: Falë nesh po "kapen". Vetëm PS mund t’i luftojë
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ju është përgjigjur gazetarëve menjëherë pas mbarimit të mbledhjes s...
Parku "Eden" tek Kryeministria, Rama: Nuk bëhet për mua, do rrijë aty! Teoria e krizës nuk ka lidhje, s'funksionon
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se në kohë krize kanë nd&eu...
1 orë mbledhje Kryesie, Rama pyetet për "Primare": Jo, faleminderit! Asnjë koment për Ahmetajn
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socalis...
'Lidhje me Gentian Sharrën'/ Berisha sulmon Taulant Ballën: Ka 54 udhëtime me trafikantin
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk i ka kursyer as kësaj herë kundërshtarët e tij politikë. Në fjal&eum...
Takimi i Alibeajt me King-Smith, ambasada britanike: Amnistia Fiskale është propozim shqetësues
Enkejeld Alibeaj dhe Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në vend Alastair King-Smith është takuar ditën e s...
Qytetari nuk përmbahet para Berishës: Kur të shan ty Spiropali unë them o dhe hapu! Mos u lodh duke ardhur tek ne, vijmë në Tiranë. Cakto datën
Gëzim Xhebexhiu GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim demokratë të Gramshit. Gjatë fjal...
Shi e furtunë/ PS mbledh Kryesinë për kandidatët në zgjedhjet lokale, Rama s'e ndan telefonin nga dora
Edi Rama para mbledhjes TIRANË- Shi e fortunë por kjo nuk e ka penguar Partinë Socialiste që të mbledhë Kryesinë pë...
