Politike

Këlliçi: Marrëveshje PD-PL, opozita do të shkojë në zgjedhje me një kandidat

I ftuar në Syri Tv, Këlliçi tha se mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë do të ketë marrëveshje elektorale.

27 Shtator 2022, 22:01 Nga I.A
Këlliçi: Marrëveshje PD-PL, opozita do të shkojë
Belind Kellici

TIRANË- Anëtari i Kryesisë dhe njëherazi deputeti i PD, Belind Këlliçi u shpreh se opozita do të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore të 2023-shit.  I ftuar në Syri Tv, Këlliçi tha se mes Partisë Demokratike dhe Partisë së Lirisë do të ketë marrëveshje elektorale. Ai tha se janë të ftuara edhe partitë e tjera t'i bashkohen koalicionit opozitar. 

"Do të kemi marrëveshje koalicioni PD-PL, por edhe partitë e tjera që duan të hyjnë. Do të ndahen edhe zonat e caktuara për të cilat do të diskutohet edhe pesha politike e partive respektive, do të diskutohet edhe mën yra e procedimit, por kandidatët do të dalin nga primaret dhe opozita do të shkojë me një kandidaturë. Do të votojnë anëtarët e PD, por edhe simpatizantët që nuk janë të anëtarësuar në PD. Koha do të jetë aty, procesi do të jetë transparent dhe mundësia për të bërë fushatë do të jetë si asnjëherë më parë. Sot 99% të pushtetit lokal, falë zotit vetëm Shkodra qëndron kështjella e fundit e PD, e kontrollon qeveria dhe Edi Rama. Këto zgjedhje lokale janë jetike për PD, për Shqipërinë dhe demokracinë funksionale në vend", u shpreh Këlliçi.  

belind këlliçi

Sondazh

Poll