Politike

Akuza e fortë e Berishës: Oligarku Salillari ndërtoi pallatin 10-katësh pa leje, mori si shpërblim tender 8 mln euro

Në një takim me banorë të Gramshit, Berisha tha se kompania Salillari ka ndërtuar një pallat 10 katësh pa leje, por është shpërblyer me një tender me vlerë 8 mln euro.

27 Shtator 2022, 19:28 Nga e.k
Akuza e fortë e Berishës: Oligarku Salillari ndërtoi pallatin
Sali Berisha

GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndjek dy standarde, duke dënuar padrejtësisht qytetarët dhe favorizuar oligarkët.

Në një takim me banorë të Gramshit, Berisha tha se kompania Salillari ka ndërtuar një pallat 10 katësh pa leje, por është shpërblyer me një tender me vlerë 8 mln euro.

Sali Berisha: Qytetarët janë arrestuar për kate, për gardhe, kotece, 3400 qytetarë. Po oligarku Salillari çfarë pësoi për pallatin? Mori dje 8 mln euro të tjera tender nga Rama si shpërblim për pallatin pa leje që ndërtoi. Pra,. jo dy standarde, po ky është një diskriminim jashtë çdo standardi qytetar. Njërin e fut në burg për një kotec, tjetri ndërton pallat 10 katësh pa leje dhe të nesërmen shpërbehet. Po pse? Se ai i çon baulet me euro atje, fitimet e pallatet me të. Iu kërkon fëmijëve që të japin lekë që të mbledhin një fond për transportin. Ndërkohë që vetë për oborrin e brendshëm të Kryeministrisë blen 4 mln instilacion arka druri dhe vazo, për të kënaqur xhepat dhe sytë e tij se zotëria po lodhet shumë, po lodhet duke vjedhur nga mëngjesi deri në darkë.

berisha ne gramsh sali berisha

Sondazh

Poll