Parku "Eden" tek Kryeministria, Rama: Nuk bëhet për mua, do rrijë aty! Teoria e krizës nuk ka lidhje, s'funksionon
Edi Rama tha se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë lloj qindarke, por shtoi se bëhet fjalë për një projekt energjie të rinovueshme që do shtrihet në të gjitha institucionet.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se në kohë krize kanë ndërtuar në kryeministri një instilacion me vlerë 3.7 milion euro, i njohur si Parku Eden. Në prononcimin e tij, Rama tha se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë lloj qindarke, por shtoi se bëhet fjalë për një projekt energjie të rinovueshme që do shtrihet në të gjitha institucionet.
"Së pari njëherë qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj isntalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave. Qeveria ka ndërmarë një program të energjisë së rinovueshme diellore që do të shtrihet në të gjitha institucionet, duke filluar nga Kryeministria dhe nga të gjitha ministritë, dhe nuk bëhet fjalë për një vepër arti, bëhet fjalë për një projekt energjie të rinovueshme të kombinuar me krijimin e një mikroklime dhe të mjediseve të reja të punës për të cilat ka nevojë aty. Nuk është diçka që bëhet për mua apo bëhet për ne, është diçka që është aty do të jetë aty për vite të tëra e planifikuar prej kohësh dhe nga ana tjetër teoria që duhen ndalur të gjitha investimet sepse kemi një situatë krize, është një teori për të manipuluar njerëzit, por nuk funksionon sepse nga investimet vijnë të ardhura të tjera dhe nga të ardhurat e tjera rritet ekonomia dhe nga rritja e ekonomisë rritet kapaciteti për të shpërndarë.
Kështu që këto gjëra shkojnë paralelisht sepse këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune, këtu bëhet fjalë për të krijuar atraksione të reja që sjellin më shumë njerëz në një zonë kaq të rëndësishme sa ç’është zona e Elbasanit dhe më shumë njerëzit që vijnë atje janë edhe më shumë konsumatorë, dhe më shumë konsumatorë do të thotë më shumë të ardhura për të gjitha shërbimet dhe shërbimet do të thotë më shumë të ardhura për familjet që i bëjnë ato shërbime, duke filluar që nga fermerët që prodhojnë dhe deri tek ata që shesin apo që ofrojnë shërbime të tjera, kështu që gjërat janë të lidhura.I kam dëgjuar këto edhe kur ra tërmeti, i kam dëgjuar këto edhe kur na ra flama e pandemisë dhe siç e keni parë, po të kishim vepruar me teorinë “ndalojini të gjitha se do merrremi me këtë’’, do kishim mbetur pastaj pa mundësinë që të merremi dhe me atë kështu që janë të gjitha të balancuara," tha Rama.
Dritan Agolli, kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit ka akorduar plot 4.3 milionë euro të tjera për një strukturë druri në oborrin e brendshëm të Kryeministrisë që e ka quajtur “Parku Eden”. Fondi limit për këtë tender është plot 431.403.183 lekë pa TVSH, ndërsa kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është vetëm 6 muaj. Mësohet se hapja e ofertave do të bëhet në datën 18 shtator, teksa pritet që nga pranvera e ardhshme, të përfundojë së ndërtuari instalacioni.
Sondazh
1 orë mbledhje Kryesie, Rama pyetet për "Primare": Jo, faleminderit! Asnjë koment për Ahmetajn
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbarimit të mbledhjes së kryesisë së Partisë Socalis...
'Lidhje me Gentian Sharrën'/ Berisha sulmon Taulant Ballën: Ka 54 udhëtime me trafikantin
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk i ka kursyer as kësaj herë kundërshtarët e tij politikë. Në fjal&eum...
Takimi i Alibeajt me King-Smith, ambasada britanike: Amnistia Fiskale është propozim shqetësues
Enkejeld Alibeaj dhe Alastair King-Smith TIRANË- Ambasadori britanik në vend Alastair King-Smith është takuar ditën e s...
Qytetari nuk përmbahet para Berishës: Kur të shan ty Spiropali unë them o dhe hapu! Mos u lodh duke ardhur tek ne, vijmë në Tiranë. Cakto datën
Gëzim Xhebexhiu GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një takim demokratë të Gramshit. Gjatë fjal...
Shi e furtunë/ PS mbledh Kryesinë për kandidatët në zgjedhjet lokale, Rama s'e ndan telefonin nga dora
Edi Rama para mbledhjes TIRANË- Shi e fortunë por kjo nuk e ka penguar Partinë Socialiste që të mbledhë Kryesinë pë...
Tabaku zbardh takimin me ambasadoren Kim: Luftimi i korrupsionit dhe zgjedhjet e lira duhet të jenë kryefjala e politikës
Yuri Kim dhe Jorida Tabaku TIRANË- Deputetja e Partisw Demokratike, Jorida Tabaku ka zbardhur takimin me ambasadoren e Shteteve të Bas...
Fermeri nga Gramshi bën komentin EPIK: Doktor, me jetë të lumtur djali. Berisha qesh, Garo: Sa interesant!
Sali Berisha dhe Ramadan Bici GRAMSH- Kryedemokrati Sali Berisha ka marrë një urim të sinqertë nga demokratët. Gjatë një...
ME VD- Berisha pritet me "G Class" të bardhë, turma e përshëndet nga ballkoni
Pamje nga Gramshi, Berisha pritet nga dhjetëra mbështetës GRAMSH- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon një tak...
Debatet në PS-në e Shkodrës/ Bilali: Ishte e domosdoshme! "Llumët" që kanë përfituar favore nga partia s'janë këtu
Edona Bilali SHKODËR- Ministrja e Sipërmarrjes, Edona Bilali ka reaguar pas debateve "të forta" të zhvilluara në Partinë...
Integrimi në BE/ Shqipëria nis negociimin e grupit të parë të kapitujve, në fokus “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”
Pamje nga takimi në Bruksel TIRANË- Shqipëria pas hapjes së negociatave në korrik, ka nisur në Bruksel negocimin e grupit t&e...
