Aktualitet

U zhduk në fillim të shtatorit në Kukës, mobilizohen forcat policore të tre shteteve për gjetjen e 26-vjeçarit

Policia njofton se me 26 dhe 27 shtator 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, patën takim me strukturat udhëheqëse dhe hetuesit e Policisë së Republikës së Shqipërisë në Kukës si dhe Policët e Republikës së Maqedonisë së veriut, në pikën kufitare në Globoqicë.

27 Shtator 2022, 21:41 Nga I.A
U zhduk në fillim të shtatorit në Kukës, mobilizohen forcat
Melidin Adili

KUKËS- Po vazhdojnë ende kërkimet për 26-vjeçarin, Melidin Adili, nga fshati Borje i Shqipërisë, i cili është raportuar si person i zhdukur që nga 4 shtatori. Adili ditën e fundit që është parë, kishte dalë në bjeshkët e fshatit Brod të komunës së Dragashit për të mbledhur boronica bashkë me shokët e tij, mirëpo i njëjti nuk është kthyer në shtëpi më.

Policia njofton se me 26 dhe 27 shtator 2022, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në Prizren, patën takim me strukturat udhëheqëse dhe hetuesit e Policisë së Republikës së Shqipërisë në Kukës si dhe Policët e Republikës së Maqedonisë së veriut, në pikën kufitare në Globoqicë.

“Qëllim i takimit ishte që të arrihet sa me afër informacioneve për personin e zhdukur të raportuar me 4 shtator 2022. Që nga ajo ditë hetimet dhe veprimet e policisë nuk janë ndal, duke qenë në bashkëpunim të ngushtë edhe policinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së veriut”, thotë policia.

melidin adili

Sondazh

Poll