Aktualitet

I dënuar për tregti kanabisi, Vasil Balliu përfitoi 203 ditë pune ekstra në burgun e Fierit

Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet se në kartelën e Balliut janë vendosur 234 ditë pune, ku në fakt ai ka punuar vetëm 31 ditë.

27 Shtator 2022, 18:18 Nga I.A
I dënuar për tregti kanabisi, Vasil Balliu përfitoi 203
Foto Ilustruese

FIER- Një i burgosur që ka përfituar nga mashtrimi në burgun e Fierit për ulje dënimi është Vasil Balliu. Në dosjen hetimore të siguruar nga Dosja.al, shihet se në kartelën e Balliut janë vendosur 234 ditë pune, ku në fakt ai ka punuar vetëm 31 ditë. Ndërkohë që ai ka përfituar 35.1 ditë ulje dënimi, kur duhet që të përfitonte vetëm 4.65 ditë. Balliu, ishte dënuar më parë nga Gjykata me 4 vite burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Pjesë nga dosja hetimore:

Në dosjen penale të dënuarit Vasil Balliu, ka rezultuar se ; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 234 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën muajit Qershor, Korrik, Gusht, Shtator, Tetorë Dhjetorë 2019, Janar Shkurt Mars 2020. Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.660 prot datë 20.06.2016, i cili fillon me datën 23.11.2018 dhe përfundon me datë 19.09.2019 dhe në regjistrin e hyrje daljeve nr.112 prot datë 10.05.2019, i cili fillon me datën 20.09.2019 dhe përfundon me datë 23.11.2020 dhe rezulton se i dënuari Vasil Balliu, ka dalë në punë 31 e konvertuar në ulje dënimi 4.65 ditë konkretisht;

Për muajn Qershor 2019 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Korrik 2019 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Gusht 2019 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Shtator 2019 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Tetorë 2019 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Dhjetor 2019 ka dalë për punë në datë 10,12,17,25,31 (5 ditë gjithsej) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Janar 2020 ka dalë për punë në datë 10, 13, 14, 15, 16, 20, 24, 27 ,28, 29, 31 (11 ditë gjithsej) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Shkurt 2020 ka dalë për punë në datë 5, 7, 8, 11, 12, 20, 21, 26, 26 (9 ditë gjithsej) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.
Për muajn Mars 2020 ka dalë për punë në datë 2, 4, 6, 7, 19 (5 ditë gjithsej) dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime". Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri. Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci, Fatos Lika Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Ervis Alliaj, Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 35.1 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 4.65 ditë ulje dënimi nga puna.

Por çka ndodhur në burgun e Fierit?

18 punonjës dhe ish-punonjës të Burgut të Fierit akuzohen për vepra të ndryshme penale të zbuluara gjatë një hetimi disa mujor, të nisur që nga muaji maj në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe SHKB-në e Burgjeve. Të ndaluarit mbajnë postet e përgjegjësve të një sërë sektorëve në burgje, si ai i shëndetësisë, ligjor, i kujdesit social apo burimeve njerëzore. Të gjithë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht falsifikime në favor të uljes së dënimeve të të burgosurve, duke i liruar para kohës së caktuar për të vuajtur dënimin e tyre.

Shkeljet e gjetura: -19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht janë pasqyruar fakte dhe rrethana të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit e të dënuarve; -28 të dënuarve ju janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga IEVP Fier, nëpërmjet falcifikimit të dokumenteve ose shpërdorimit të detyrës e kryer nga punonjës të IEVP Fier: -1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues për dhënien e amnistisë.

vasil balliu aksioni ne burgun e fierit

Sondazh

Poll