Aktualitet

Aksidentoi efektivin e rrugores në aksin Elbasan-Tiranë, Policia: Arrestohet drejtuesja e mjetit

Sipas Policisë, efektivi Ferdinand Bahja, sapo zbriti nga mjeti kur u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ndodhej një grua 51-vjeçare.

27 Shtator 2022, 20:33 Nga k.m.

Aksidentoi efektivin e rrugores në aksin Elbasan-Tiranë, Policia:

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka dhënë informacion zyrtar për aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Sipas Policisë, efektivi Ferdinand Bahja, sapo zbriti nga mjeti kur u përplas nga një makinë në timonin e së cilës ndodhej një grua 51-vjeçare. Kjo e fundit është vendosur në pranga, ndërsa efektivi i aksidentuar është në gjendje të rëndë tek Trauma.

“Më datë 27.09.2022, rreth orës 19:15, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në fshatin Gracen, automjeti tip "Lancia”, me drejtuese shtetasen S. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, ka përplasur punonjësin e Policisë të qarkullimit rrugor të DVP Elbasan, shtetasin F. B., 53 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Drejtuesja e automjetit, shtetasja S. V., është arrestuar në flagrancë.” – njofton policia.

 

policia e elbasanit ferdinand bahja aksidentohet polici ne elbasan elbasan

Sondazh

Poll