Aktualitet

Gjendet pa jetë në rrugë 70-vjeçari në Vlorë, tek çfarë dyshon Policia

Sipas njoftimit zyrtarë të Policisë, vdekja e tij dyshohet si ngjarje aksidentale ndërsa vijojnë hetimet.

27 Shtator 2022, 18:19 Nga k.m.
Gjendet pa jetë në rrugë 70-vjeçari në Vlorë,
Foto ilustruese

VLORË- Një 70-vjeçar është gjetur pa shenja jetë pasditen e së martës në anë të rrugës në Dukat-Fushë të Vlorës. Sipas njoftimit zyrtarë të Policisë, vdekja e tij dyshohet si ngjarje aksidentale ndërsa vijojnë hetimet.

NJOFTIMI I PLOTË:

Rreth orës 16:50, në Dukat-Fushë, në anë të rrugës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Q. H., rreth 70 vjeç, banues në Dukat. Paraprakisht dyshohet ngjarje aksidentale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkakut të humbjes së jetës së 70-vjeçarit Q. H.

 

vlore

Sondazh

Poll