Aktualitet

EMRI- U plagos sot në Shkodër, kush është 44-vjeçari që u qëllua me armë

Më pas, për shkak të gjendjes shëndetësore, nga aty është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

27 Shtator 2022, 21:28 Nga k.m.
EMRI- U plagos sot në Shkodër, kush është 44-vjeçari
Foto ilustruese

SHKODËR- Pjetër Kola është personi që u plagos sot në Shkodër. 44-vjeçari nga fshati Ungrej i Lezhës është dërguar në qendrën shëndetësore në Vaun e Dejës nga dy persona, të cilët më pas janë zhdukur. Më pas, për shkak të gjendjes shëndetësore, nga aty është transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mirëpo nuk dihet se kush qëlloi mbi të, ndërsa po kërkohet për dy personat që e dërguan në spital. Deri më tani edhe arsyet e plagosjes së 42-vjeçarit Pjeter Kola mbeten ende të paqarta.

pjetër kola plagosje në shkodër

Sondazh

Poll