Bota

E dhunoi deri në vdekje, 44-vjeçari vihet në pranga pasi dyshohet se vrau fëmijën e tij 3 muajsh

44-vjeçari do të hetohet për vrasje me dashje sipas nenin 123 pika 2 të Kodit Penal pasi i mori jetën fëmijës së tij 3-muajsh. Ngjarja ka ndodhur mes 25 dhe 26 shtatorit, ndërsa i dyshuari ka qenë në shtëpi me 4 fëmijët e tij të mitur, në mesin e të cilëve edhe foshnja tremuajshe, ka filluar ta godasë me duar dhe këmbë në pjesën e kokës dhe trupit.

27 Shtator 2022, 13:47 Nga d.a.
E dhunoi deri në vdekje, 44-vjeçari vihet në pranga pasi
foto ilustruese

MAQEDONIA E VERIUT- Prokuroria e Shkupit ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një 44-vjeçari i cili për shkak të dhunës familjare ka shkaktuar vdekjen e foshnjës së tij.

Sipas mediave vendase, 44-vjeçari do të hetohet për vrasje me dashje sipas nenin 123 pika 2 të Kodit Penal pasi i mori jetën fëmijës së tij 3 muajsh. Ngjarja ka ndodhur mes 25 dhe 26 shtatorit, ndërsa i dyshuari ka qenë në shtëpi me 4 fëmijët e tij të mitur, në mesin e të cilëve edhe foshnja tremuajshe, ka filluar ta godasë me duar dhe këmbë në pjesën e kokës dhe trupit.

Në këtë mënyrë sipas Prokurorisë 44 vjeçari i ka shkaktuar lëndime të shumta, ndërsa si pasojë e gjakderdhjes së shkaktuar foshnja 3 muajshe ka ndërruar jetë. Prokuroria në një njoftim thekson se për shkak të rrezikut të arratisjes për të shmangur ndjekjen penale, dhe për të ndikuar te dëshmitarët, por dhe përsëritje të veprës penale, prokurori i ka dorëzuar gjykatësit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 44 vjeçarin nga Shkupi.

babai vret foshnjen ne shkup policia maqedonase

Sondazh

Poll