Bota

ROLET/ Familja shqiptare hetohet për trafik droge në Zvicër, furnizoheshin me kanabis e kokainë nga Spanja

Seanca gjyqësore e mëparshme ishte planifikuar për tu mbajtur në qershor të vitit të kaluar, por u shty pasi provat e marra nga një mikrofon i instaluar në automjetin e burrit u cilësuan të paligjshme sipas Gjykatës Federale.

27 Shtator 2022, 09:31 Nga F.M
ROLET/ Familja shqiptare hetohet për trafik droge në Zvicër,
Foto Ilustruese

ZVICËR- Një familje shqiptare është vënë nën hetim nga policia e Zvicrës, pasi akuzohen se shisnin lëndë narkotike së bashku me fëmijët. Mediat lokale shkruajnë se mes viteve 2014 dhe 2018, prindërit, dy djemtë e tyre dhe vajza, me origjinë nga Kosova kanë shitur kanabis dhe kokainë në sasi të mëdha. Sipas akuzës fillestare, Gjykata Vaudois Oriental ka ngritur akuza për importimin dhe shitjen në Zvicër të të paktën 620 kg marijuanë, 70 kg hashash dhe 1.5 kg kokainë.

Seanca gjyqësore e mëparshme ishte planifikuar për tu mbajtur në qershor të vitit të kaluar, por u shty pasi provat e marra nga një mikrofon i instaluar në automjetin e burrit u cilësuan të paligjshme sipas Gjykatës Federale.

Akuzat

Në bankën e të akuzuarve janë prindërit, 60 dhe 57 vjeç, dy djemtë, 28 dhe 37 vjeç, vajza 32 vjeçe, si dhe ish-dhëndri i tij, një ndihmës i kuzhinës italian 40 vjeç.

Ata akuzohen për pastrim parash, mashtrim, tentativë vjedhjeje, hyrjeje dhe qëndrim të paligjshëm, si dhe shkelje të ligjit federal për armët. Më i vogli nga vëllezërit po ashtu është në gjyq për lëndim të rëndë dhe të lehtë trupor ndaj nënës së vajzës së tij.

Rolet e ndara

Secili anëtar i klanit bënte pjesën e tij. Kryefamiljari importonte drogë nga Spanja dhe Shqipëria. Nënë e bijë e mbanin, i paketonin dhe i mblidhnin paratë. Dy djemtë vepronin si shitës.

 60-vjeçari, drejtuesi dhe ‘truri’ i rrjetit ka hedhur poshtë kuazat për trafikun e kokainës. Ai thotë, përmes një përkthyesi, se u fut në tregtinë e marijuanës sepse ishte në borxhe dhe mund të përfitonte nga kontaktet e fëmijëve të tij, por që kokainë nuk ka shitur asnjëherë.

familja shqiptare ne zvice shqiptaret ne zvicer

Sondazh

Poll