Politike

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Paloka nxjerr mediat jashtë: Tani diskutojmë çështje 'të brendshme'

Edi Paloka tha se tani mes demokratëve do të diskutoheshin disa çështje "të brendshme", megjithatë theksoi se të gjithë do të njoftoheshin lidhur me vendimet që do merreshin.

26 Shtator 2022, 18:23 Nga k.m.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Paloka nxjerr mediat jashtë: Tani
Edi Paloka

TIRANË- Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka ka nxjerrë jashtë kamerat pas fjalës së kryedemokratit Sali Berisha në mbledhjen e sotme.

Në fjalën e tij, Paloka tha se tani mes demokratëve do të diskutoheshin disa çështje "të brendshme", megjithatë theksoi se të gjithë do të njoftoheshin lidhur me vendimet që do merreshin.

"Çështjet që do diskutojmë janë tërësisht teknike dhe të brendshme. Do njoftoheni për të gjitha vendimet që do të merren,"-tha Paloka.

edi paloka mblidhet kk 26 shtator 2022

Sondazh

Poll