Bota

E rëndë në Greqi/Përdhunoi vajzën 13-vjeçare të partneres së tij ndërsa gruaja po lindte fëmijën e tyre

Gjithçka ka ndodhur të hënën teksa gruaja ndodhej në maternitet për të sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë. 46-vjeçari, i cili mbikëqyrte 13-vjeçaren si njerk, dyshohet se e ka përdhunuar, ndërsa u zbulua se kjo nuk ishte hera e parë.

27 Shtator 2022, 09:23 Nga d.a.
E rëndë në Greqi/Përdhunoi vajzën 13-vjeçare
Foto ilustruese

GREQI- Një rast i ri i përdhunimit të një të miture në Heraklion të Greqisë ku një 46-vjeçar nga një fshat i komunës së Heraklionit ka përdhunuar vajzën 13-vjeçare të gruas së tij nga martesa e mëparshme.

Sipas Protothemës, gjithçka ka ndodhur të hënën teksa gruaja ndodhej në maternitet për të sjellë në jetë fëmijën e saj të pestë. 46-vjeçari, i cili mbikëqyrte 13-vjeçaren si njerk, dyshohet se e ka përdhunuar, ndërsa u zbulua se kjo nuk ishte hera e parë.

Vajza nuk e duroi dot makthin që po përjetonte nga duart e njerkut të saj dhe theu heshtjen e saj, ajo iu drejtua mësuesit të saj, duke pretenduar se ajo që po përshkruante i kishte ndodhur një shoqes së saj. Mësuesja që kuptoi se nxënësja e saj mund të ishte vajza e dhunuar, mobilizoi autoritetet.

Sipas denoncimit të bërë në polici, 46-vjeçari dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të që në vitin 2020, kur vajza ishte vetëm 11 vjeç. Në fakt, aktet e tij të shëmtuara ishin të shpeshta, pasi siç raportohet, ai dyshohet se e përdhunonte të miturën rreth një herë në javë.

Vajza është kontrolluar nga mjeku dhe është marrë material biologjik, por edhe nga një psikiatër fëmijësh. Ajo po trajtohet në klinikën e pediatrisë së spitalit të Heraklionit, ndërsa njerku 46-vjeçar është arrestuar dhe tashmë ndodhet përballë sistemit të drejtësisë.

Vlen të theksohet se nëna e të miturës, e cila ka 3 fëmijë nga martesa e mëparshme dhe dy fëmijë, një djalë dhe një të porsalindur, me 46-vjeçarin mësohet se nuk i beson asaj që ka raportuar vajza e saj 13-vjeçare.

perdhunohet e mitura ne greqi policia greke

Sondazh

Poll