Aktualitet

ME FOTO- Reshjet dëmtojnë rrugët dhe linjat e ujësjellësit në Pukë

Në disa fshatra raportohen të demtuara ura, linja ujësjellësi dhe mullinj bloje. 

27 Shtator 2022, 08:30 Nga A.B
ME FOTO- Reshjet dëmtojnë rrugët dhe linjat e
Reshjet ne Puke

PUKË- Vendi është prekur nga një stuhi reshjesh e cila do të jetë prezente në territorin shqiptar për disa ditë. Në Pukë, shirat e dendur kanë shkaktuar dëme në disa akse rurale si dhe kanë dëmtuar dhe elementë të tjerë të infrastrukturës rrugore.

Në disa fshatra raportohen të demtuara ura, linja ujësjellësi dhe mullinj bloje. 

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë intensive në vend sot dhe nesër. Nga e enjtja pritet që të ketë një përmirësim të kushteve meterologjike. 

moti i keq ne shqiperi puke

Sondazh

Poll