Aktualitet

Moti i keq/ Del nga shtrati përrori i Gjikurisë, përmbytet zona te ish-vilat qeveritare

Në Vlorë nuk ka patur problematika veç mungesës së furnizimit me energji elektrike.

27 Shtator 2022, 08:06 Nga A.B
Moti i keq/ Del nga shtrati përrori i Gjikurisë, përmbytet zona
Foto ilustruese

VLORË- Reshjet e shiut kanë krijuar probleme të shumta në jug të vendit. Në Dhërmi, përroi i Gjikurisë ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje dhe duke shkatërruar urën pranë ish vilave qeveritare.

Në Vlorë nuk ka patur problematika veç mungesës së furnizimit me energji elektrike. Probleme me energjinë kanë pasur gjithashtu edhe zonat e Selenicës dhe Orikumit. Ende vijon të jetë i pezulluar lundrimi detar për të gjitha mjetet.

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë intensive në vend sot dhe nesër. Nga e enjtja pritet që të ketë një përmirësim të kushteve meterologjike. 

moti i keq ne shqiperi permbytje ne dhermi

Sondazh

Poll