Aktualitet

Tjetërsohet Parku i Rekreacionit në Farkë, Skëndaj nxjerr pamjet: Gati resorti me vila

Skëndaj thotë se Bashkia ka nisur punën për ta betonizuar dhe për të vendosur sipërfaqet në funksion për ndërtimin e vilave.

27 Shtator 2022, 08:01 Nga A.B
Tjetërsohet Parku i Rekreacionit në Farkë, Skëndaj nxjerr
Parku

TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka ndarë pamjet nga punimet që po bëhen në Parkun e Rekreacionit në Farkë. Ai bën të ditur se Bashkia ka nisur punën për ta betonizuar dhe për të vendosur sipërfaqet në funksion për ndërtimin e vilave. Gazetari thekson se Kryebashkiaku i Tiranës, Erjon Veliaj ka harruar se ka marrë votën për ta bërë kryeqytetin të jetueshëm e jo të zhdukë edhe ato pak hapesira të gjelbërta që kemi.

'Nga park rekreacioni ne "park resortesh me vila". Si po tjetersohet Parku i Farkes nga lejet e Bashkise Tirane!? Nga sa po ndodh ne realitet edhe shetitorja qe po nderton bashkia eshte fiks ne funksion te vilave dhe aspak te qytetit e qytetareve qe mashtrohen nga mengjesi ne darke me propaganden e mushkrise se dyte te Tiranes. Edhe dicka tjeter, pronareve legjitim te tokes, tironsave te vjeter, u ndalohet te ngulin nje gozhde e te vendosin nje tulle ne pronen e tyre, qe ua ka lene trashegim baba e gjyshi, deri diten kur vjen sekseri qe ben marreveshjen dhe fap toka hiqet nga parku i rekreacionit dhe transformohet ne truall ndertimi, stil i vjeter ky porse sot eshte kthyer ne art. Po normal se refreni i Lalit eshte "zhvillimi Tirones" dhe se po i ngre "vleren prones", fiks si nje agjent imobiliar qe merr komision pas cdo shitjeje. Po pyetja eshte se ciles prone po i ngre vleren Lali? Dhe me cfare kostoje? Kryebashkiaku harron se ka marre voten per ta bere Tiranen te jetueshme e jo te na zhduk edhe ato pak hapesira te gjelberta qe na i la "Xhaxhi", ne emer te zhvillimit! Vleren me te madhe prona e ka ne zonen e ish Bllokut po ai eshte vendi me i pajetueshem si per cilesine ajrit, zhurmat, mungesen e parkingjeve, mungesen e bimesise se normal cdo meter toke aty betonizohet pa nje pa dy pasi "betoni" aty kap shifren rekord ne kryeqytet. Duket qarte se te njejtin vizion kryebashkiaku kerkon ta shtrije kudo ne Tirane ku ka mbetur ende "aksidentalisht" gjelberim. E keni parasysh vete, parku i Liqenit Artificial, Liqeni i Thate, kodrat ne dalje te Tiranes drejt Elbasanit, Unaza e Madhe verilindore drejt Tegut, Liqeni i Farkes, e pse jo edhe pallati i Brigadave, Kopshti Botanik, etj. Shikoni pamjet dhe gjykojini vete se cfare ndodh ne Liqenin e Farkes dhe cfare propagandon Erjon Veliaj ne materialet qe i filmon vete e qe me pas i servir per mediat si live!'- shkruan Skëndaj.

parku ne farke erjon skendaj

Sondazh

Poll