Aktualitet

Digjet makina 'Ford' gjatë natës në Vlorë, mjeti ishte i parkuar

Mjeti ishte i parkuar pranë banesës së personit me inicialet L.K.

27 Shtator 2022, 08:14 Nga A.B
Digjet makina 'Ford' gjatë natës në Vlorë, mjeti
Foto ilustruese

VLORË- Digjet një tjetër mjet në vend. Në Vlorë, në lagjen '24 Maji', gjatë natës është shkrumbuar mjeti në pronësi të personit me inicialet L.K. Policia bën të ditur se mjeti ishte i parkuar pranë banesës së këtij personi. Nga djegia ka pasur vetëm dëme materiale. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbuluar se nëse zjarri ishte aksidental apo i shkaktuar nga dora e njeriut.

NJOFTIMI I POLICISË:

'Më datë 27.09.2022, rreth orës 02:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr në një automjet të parkuar, tip “Ford” në pronësi të shtetasit L. K., banues në Vlorë, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Kjo është hera e tretë për këtë javë që dikujt i digjet mjeti. Aksidentale apo jo, në Bilisht dhe në Korçë janë djegur dy ditë më parë një mjet dhe një furgon.

digjet mjeti ne vlore

Sondazh

Poll