Bota

Albin Kurti: Nëse arrihet koalicioni mes LDK-së dhe VV-së zgjedhjet do të shndërrohen në festë

18 Gusht 2019, 11:26 Nga DOSJA
Albin Kurti: Nëse arrihet koalicioni mes LDK-së dhe VV-së

KOSOVË- Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është shprehur se  një koalicion i ri mes LDK-së dhe VV-së, do t’i shkatërronte zgjdhjet duke i shndërruar në festë.

Kurti ka thënë se përveç dallimeve, nëse do arrihet një koalicion mes LDK-së dhe VV-së, do ishte mënyra më e mirë për të nxjerrë Kosovën nga kriza.

 “Kemi dallime nga e kaluara me LDK-në , kemi probleme, por ne duhet të përqendrohemi tek e ardhmja. Bisedimet po shkojnë mbarë. Ekziston një atmosferë konstruktive”.– është shprehur Kurti për RTV Besa.

Sipas liderit të Vetvendosjes pas arritjes së një koalicioni mes dy palëve politike:- “do të përpilohet një platformë qeverisëse që do ta nxjerrë vendin nga kriza”.

Pas 4 ditësh, me shumë gjasa Kuvendi i Kosovës do të shpërndahet, lëvizje e cila çon vendin në zgjedhje të parakohshme.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti koalicion mes ldk dhe vv kosove albin kurti koalicion mes ldk dhe vv kosove

Sondazh

Poll