Bota

Brexit/ Johnson: Me ose pa marrëveshje, më 31 tetor Britania do të largohet nga BE-ja

18 Gusht 2019, 08:05 Nga DOSJA
Brexit/ Johnson: Me ose pa marrëveshje, më 31 tetor Britania do

BRITANI E MADHE- Boris Johnson do t’u tregojë udhëheqësve të BE-së se ka nevojë për një marrëveshje të re për Brexitin kur ai të bëjë udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si kryeministër një javën e fundit të muajti gusht.

“Britania e Madhe do të largohet nga BE-ja më 31 tetor me ose pa një marrëveshje,”- ka insistuar Johnson.

Sidoqoftë, Boris  tha që do të ketë shumë pak diskutime të Brexit gjatë takimeve në Francë dhe Gjermani.

Ndërkohë, Sunday Times ka publikuar dokumente qeveritare që kanë njoftuar për paralajmërimin e mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe karburanteve në një skenar pa marrëveshje.

Ai thotë se dokumenti i Thesarit i përgatitjeve për një Brexit pa marrëveshje, zbulon se Mbretëria e Bashkuar mund të përballet për një koëh të gjatë me ndërhyrje në portet e saj, ndërsa planet për të shmangur një kufi të vështirë midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës nuk është e sigurtë dhe e qëndrueshme.

Qeveria tha që dokumenti nuk ishte ashtu siç e priste, por skenarët e përshkruar shikohen si pjesë e përgatitjeve të tij pa marrëveshje.

Kryeministri do të udhëtojë në Berlin për të takuar kancelaren gjermane Angela Merkel të mërkurën dhe do të takohet me Presidentin francez Emmanuel Macron një ditë më pas në Paris.

Pritet që Johnsoni të thotë se parlamenti nuk mundet dhe nuk do të ndryshojë rezultatin e referendumit të vitit 2016 dhe insiston se duhet të ketë një marrëveshje të re për të zëvendësuar Marrëveshjen e Tërheqjes së Theresa May,  e cila u mposht tre herë nga deputetët.

 Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota boris johnson brexit britani e madhe france boris johnson brexit britani e madhe france

Sondazh

Poll