Bota

Temperaturat thyejnë rekord, vala e të nxehtit shkakton vdekjen e 850 salmonëve në Alaskë

18 Gusht 2019, 08:43 Nga DOSJA
Temperaturat thyejnë rekord, vala e të nxehtit shkakton vdekjen e 850

ALASKË- Shkencëtarët kanë vënë re humbje të disa llojeve të salmonit që gjenden vetëm në Alaskë, duke përfshirë sockeye, chum dhe salmon rozë.

Stephanie Quinn-Davidson, drejtorja e Komisionit të Peshqve në Yukon, ka thënë për CCN se ajo mori një grup shkencëtarësh në një ekspeditë përgjatë lumit Koyokuk të Alaskës gjatë fundit të muajit korrik, pasi banorët  vendas e paralajmëruan se një numër i madh salmonësh po vdes.

Ajo dhe një grup shkencëtarësh të tjerë numëruan rreth 850 salmon të vdekur, ndërsa ata vlerësuan se totali ishte me të vërtetë katër deri në 10 herë më i madh karhasuar me më parë.

Nga kërkimet paraprake që ata bënë, gjetën pothuajse në të salmonët e vdekur vezë brenda trupit të tyre.

Duke qenë se vdekja e këtyre salmonëve ndodhi brenda këtyre ditëve të nxheta, grupi i hetimit doli me rezultatin se vdekja e salmonëve është shkaktuar nga temperaturat e larta.

Më pas Davidson tha që në 8 vjet punë si shkencëtare nuk kishte dëgjuar asnjeherë rstin e salmonëve të vdekur nga nxehtësia.

Temperaturat e ujit kanë thyer rekorde në të njëjtën kohë me temperaturat e ajrit, tha njëri nga shkencëtarët.

Kurrë më parë nuk ishte rregjistruar një temperaturë mbi 76 gradë në këtë vend, ku sot kanë vdekur qindra salmon.

Ndërsa më 7 korrik, në një nga rrjedhat kryesore të salmonit në anën perëndimore, termometri shënoi plot 81.7 gradë.

“Fiziologjikisht, peshqit nuk mund të marrin oksigjen duke lëvizur në ujë me barkun e tyre,” tha Mauger. “Në vende të tjera të shtetit, salmon nuk kishte energji për tu pjekur dhe vdiq me vezë të shëndetshme në barkun e tij“.- shtoi ajo.

Burimi: CCN 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alaske salmon i vdekur temperaturat e larta alaske salmon i vdekur temperaturat e larta

Sondazh

Poll