Bota

Humbi gruan gjatë sulmit në El Paso, i moshuari habitet nga turma e madhe e njerëzve që erdhën në funeralin e saj

17 Gusht 2019, 12:15 Nga DOSJA
Humbi gruan gjatë sulmit në El Paso, i moshuari habitet nga turma e

TEKSAS-  Pas sulmit me armë zjarri në El Paso ku mbetën të vdekur rreth 20 njerëz të pafajshëm vazjdojnë reagimet nga zyrtarët e lartë të vendit.

Ndërkohë të gjithë familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë sulm, janë të shkatërruar teksa i kanë parë me sytë e tyre të vdesin dhe i kanë përcjellë për në banesën e fundit.

Antonio Basco është një ndër to, i cili ka humbur bashkëshorten e tij në në sulmin e El Pasos.

Basco tha që ai nuk kishte njeri tjetër nga familja e tij prandaj ka ftuar banorë të zonës, në vendin ku ai jeton për t’i dhënë lamtumirën bashkëshortes së tij.

Turma që kishte ardhru në kishë për të funeralin e gruas së  Basco ishte aq e madhe sa kompania e funeralit duhej të transferonte shërbimin në një godinë më tëmadhe sesa ishte kisha.

Basco kishte mbetur i çuditur nga numri i madh i njerëzve që e kishin respektuar atë dhe gruan e tij të ndjerë, dhe thotë: “Kjo është e jashtëzakonshme”. Ai nuk priste të kishte kaq shumë njerëz në funeralin e gruas me të cilën ndau shumë vite jetë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota antonio basco el paso funerali i nje te moshuare sulmi me arme zjarri antonio basco el paso funerali i nje te moshuare sulmi me arme zjarri

Sondazh

Poll