Art&Argëtim

Oscars 2019/ Nga fjalimi i Olivia Colman deri tek Rami Malek, këto ishin 5 momentet më të bukur të mbrëmjes

25 Shkurt 2019, 13:14 Nga DOSJA
Oscars 2019/ Nga fjalimi i Olivia Colman deri tek Rami Malek, këto ishin 5

Akademia e këtij viti ishte një përrallë e bërë realitet: një mbrëmje e këndshme dhe në të njëjtën kohë një mbrëmje e tmerrshme. Një nga çastet më të bukur të mbrëmjes ishte fjalimi i Rami Malek, i cili bëri të tij çmimin si aktori më i mirë, e nisi në mënyrën më të bukur fjalimin e tij falenderues ndaj njerëzve, të cilët dhanë kontributin e tyre që ai të arrinte në skenën e madhe të Oscars.  “Unë nuk mund të ketë qenë zgjedhja perfekte në këtë rol, por mendoj se ia dola mbanë të isha.” Ishte ky momenti më i spikatur në fjalimin e tij, teksa rrëfeu edhe arsyen pse ai ishte aty sot, pse ‘Bohemian Rhapsody’  spikati.

 

Një tjetër fjalim që i preku të gjithë dhe arriti të marrë vëmenndjen e gjithë mediave ishte fjalimi i Olivia Colman, si aktorja më e mirë, e cila ishte nominuese për herë të parë dhe ia doli mbanë. Gjithashtu, Colman solli në vëmendje të gjithëve arsyen pse ‘The Favourite’ ia doli mbanë në Oscars 2019, duke rrëfyer kështu edhe sfidën e saj më të madhe. ‘Është magjike, bëra për vete një Oscars”, – e nisi ajo fjalimin e saj, gjatë të cilit mimika e fytyrës së saj ndryshoi aq shumë sa meme-t janë ngado në media.

 

Momenti më i bukur i kësaj mbrëmje ishte padyshim ‘buzëqeshja gjigande’ e Richard E Grant, i cili nuk fitoi asnjë çmim, por arriti të merrte zemrat e merituara të mbrëmjes.

Një tjetër moment brilant i mbrëmjes ishte se asnjë prej predikimeve të bëra siç ndodh çdo vit, nuk dha rezultat. Nga nominimet deri tek fituesit pati një ‘waw’ të vërtet të cilët as fituesit nuk e prisnin fitoren e tyre.

një nga fotot e shkrepura më bukur ishte gjatë fjalimit falenderues të  ‘Green Book’, i cili nuk mendohej të ishte kaq zhgëngjyes.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture favourtie green book olivia colman oscars 2019 rami malek favourtie green book olivia colman oscars 2019 rami malek

Sondazh

Poll