Art&Argëtim

Rrëfehet për herë parë Eni Vasili: Ja kur do ta vesh fustanin e bardhë të nusërisë

24 Shkurt 2019, 16:36 Nga DOSJA
Rrëfehet për herë parë Eni Vasili: Ja kur do ta vesh

TIRANË- Gazetarja e njohur Eni Vasili ka qenë e ftuar në një intervistë në emisionin “E Diell” me moderator Edi Manushin, ka folur për jetën e saj private, profesionin dhe politikën.

Gjatë intervistës në “Këndi i së vërtetës”, Vasili ka rrëfyer për fillimet e profesionit të saj, si edhe detaje nga jeta private. Ndërsa e pyetur se si e kanë sulmuar femrat në profesion, gazetarja u shpreh:

Me te gjitha mënyrat dhe asnjë mënyrë”, ndërsa më tej ka zgjedhur midis politikës dhe gazetarisë, këtë të fundit si pushtetin e vërtetë në Shqipëri”.

Një tjetër pyetje e Manushit i është drejtuar në lidhje me emisionin e saj.

Manushi: Nëse një i ftuar merr të njëjtën ftesë nga “Open” dhe “Opinion”, programi rival dhe ai shkon në Opinion, ti do merrje inat të ftuarin apo Fevziun që bëri të njëjtën temë si ty?
Vasili: Kjo nuk është e rrallë fare, unë do thoja që i konsideroj të gjithë kolegët e të hënës mbrëma dhe të enjtes rival, të gjithë njësoj.

Pyetje:Rama  dhe Berisha, çfarë i kanë sjellë politikës shqiptare?

Vasili: Dritëhije shumë,  të mira dhe të këqija.

Teksa është pyetur për jetën private, Eni  Vasili u përgjigj se fustanin e bardhë do ta veshë, por jo para zgjedhjeve. Po të njëjtën përgjigje ajo dha edhe për një fëmijë me partnerin e saj.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz edi manushi eni vasili edi manushi eni vasili

Sondazh

Poll