Art&Argëtim

Oscar 2019/ Nga Gaga, Lopez e deri tek Cyrus, si shkëlqyen yjet në Tapetin e Kuq (Foto)

25 Shkurt 2019, 12:07 Nga DOSJA
Oscar 2019/ Nga Gaga, Lopez e deri tek Cyrus, si shkëlqyen yjet në

Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar 2019 në Los Angeles. Pavarësisht triumfit të aktores britanike Olivia Colamn e cila u shpall si aktorja më e mirë për vitin, 2019, nuk mund të kalonin pa rënë në sy performancat e të gjithë yjeve që pozuan në Tapetin e Kuq.

Me fustanet nga më të ndryshme të markave më prestigjoze në botë, aktorët dhe producentët e njohur u shfaqën mjaft sharmantë teksa pozonin për mediat ndërkombëtare. Mes tyre shkëlqyen edhe shqiptaret si rita Ora dhe Bleona Qerret që kishin zgjedhur një look mjaft elegant. Me një rrjetë të zezë, Ora lejonte që hiret e saj të binin mjaft në sy.

E ndërsa Bleona kishte zgjedhur një fustan të stilit ‘glamour’, krejtësisht me gurë dhe që i ekspozonte këmbën e majtë. Ky fustan me jakën e hapur që I nxirte edhe supet jashtë ishte punuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti. Në foto-galerinë e mëposhtme mund të shikoni veshjen e zgjedhur nga secilit prej yjeve botërorë.

Ndërkohë aktorja britanike Olivia Colman fitoi Oscar-in si aktorja më e mirë. Filmi  ‘Green Book’ fitoi gjithsej tre trofe, një ndër ta ishte edhe filmi më i mirë. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz bleona qerreti los angeles oscar 2019 rita ora tapeti i kuq vipat boterore bleona qerreti los angeles oscar 2019 rita ora tapeti i kuq vipat boterore

Sondazh

Poll