Art&Argëtim

Parashikimi i horoskopit, cilat janë shenjat me fat për sot

24 Shkurt 2019, 06:45 Nga DOSJA
Parashikimi i horoskopit, cilat janë shenjat me fat për sot

DASHI

Në aspektin afektiv nuk do të pranoni asnjë shkelje të çfarëdo lloji duke u përballur me një diskutim serioz e të ndershëm me partnerin tuaj. Në ambientin e punës do të ndjeni një nevojë të madhe për ndryshim.

DEMI

Në ambientin e punës do të keni rreth vetes persona pozitivë që do ju ndihmojnë të ecni përpara me planet tuaja. Në aspektin afektiv duhet të tregoheni të mirëkuptueshëm për të evituar ndonjë zënkë mepartnerin.

BINJAKET

Do të kaloni një fundjavë larg zhurmave duke u argëtuar së bashku me miqtë tuaj. Do të ndiheni të qetë e të lumtur përkrah dikujt që prej kohësh ju intereson. Në ambientin e punës gjithçka do të jetë në rregull.

GAFORRJA

Këtë fundjavë do të përfshiheni në një iniciativë të bukur. Në aspektin afektiv do ta keni të lehtë të bëni për vetë dikë që ju pëlqen. Në kohën e lirë yjet ju këshillojnë të merreni me sport.

LUANI

Do të jeni në sintoni me të gjithë personat që ju rrethojnë. Organizojeni kohën tuaj të lirë duke përfshirë edhe të afërmit në iniciativat tuaja. Në aspektin afektiv bëni mirë të mos bëheni nostalgjikë për një histori të mbyllur tashmë.

VIRGJERESHA

Këtë fundjavë do t’ju bëhen disa propozime interesante nga ana e personave që i keni shumë pranë. Do të keni mundësi të kaloni momente alegrie duke larguar kështu prej vetes monotoninë.

PESHORJA

Do të ishte e udhës të mos bënit shumë kritika. Kontrolloni mirë fjalët, përndryshe mund të ofendoni personat rreth jush. Flisni më shumë me familjarët, pasi do të ndikojë mirë në gjendjen tuaj psikologjike.

AKREPI

Akrepët ka gjasa të lodhen si fizikisht ashtu edhe psikologjikisht. Rreziku për të humbur shumë energji është i lartë. Megjithatë, mbrëmja do të jetë romantike nën shoqërinë e partnerit/partneres suaj.

SHIGJETARI

Mos e kaloni të dielën duke u përfshirë nëpër debate në familje. Çdo gjë mund të zgjidhjet nëse bëheni tolerantë. Mendoni vetëm për mënyrat sesi mund të argëtoheni gjatë kësaj dite. Ndoshta mund të organizoni një udhëtim me miqtë tuaj.

BRICJAPI

Bricjapët do të kalojnë një të diel të paharrueshme. Madje kujtimet e kësaj dite do t’i mbani mend gjatë. Mund të bashkoheni me ish-partneri/partneren tuaj, çfarë do t’ju emocionojë pamasë.

UJORI

Ujorët duhet të tregohen më të kujdesshëm për shëndetin. Mund të zbuloni shenjat e para të një sëmundjeje kronike. Përgjithësisht do të jetë ditë e qetë. Mbrëmjen do ta kaloni pranë familjes suaj.

PESHQIT

Do të jeni në qendër të vëmendjes gjatë kësaj të diele. Madje ka gjasa të fitoni interesin e dikujt që mund të bëhet partneri/partnerja juaj. Por bëni kujdes, pasi mund të ketë xhelozi rreth jush. Rekomandohet ta kaloni mbrëmjen në qetësi ose duke u fokusuar tek e ardhmja.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

horoskopi horoskopi dashi demi horoskopi pershqit peshorja shenjat me fat dashi demi horoskopi pershqit peshorja shenjat me fat

Sondazh

Poll