Bota

Zgjedhjet në Itali, voton Berlusconi: Hera e parë që shikoj radhë për votime

Ai u habit nga radha e madhe që ishte krijuar nga qytetarët për të votuar.

25 Shtator 2022, 12:54 Nga A.B
Zgjedhjet në Itali, voton Berlusconi: Hera e parë që shikoj
Silvio Berlusconi

ITALI- Presidenti i Forza Italia, Silvio Berlusconi, votoi ditën e sotme selinë e shkollës fillore në via Fratelli Ruffini në Milano. Ai u habit nga radha e madhe që ishte krijuar nga qytetarët për të votuar, raporton Tgcom24.

 “Është hera e parë që shoh radhën për të shkuar për të votuar. Nuk kam parë asnjëherë radhë në vitet e tjera”, tha ai teksa priste të hynte në qendrën e votimit së bashku me partneren e tij Marta Fascina. 

"Të gjithë u rreshtuan për të votuar? Sa mirë," shtoi ai. 

Sytë e botës, jo vetëm të vendeve evropiane, janë përqendruar në Itali ku sot zhvillohen zgjedhjet. Në mes të një krize të paprecedentë ndërkombëtare, në orën 7 të mëngjesit u hapën rregullisht qendrat e votimit në mbi 61 mijë njësitë elektorale të shpërndara në të gjithë Italinë. 51 milionë italianë kanë të drejtë që të votojnë sot në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, nga të cilët 4.7 milionë votojnë jashtë vendit. 51% janë gra, ndërsa 2.6 milionë të rritur do të votojnë për herë të parë në Senat.

zgjedhjet ne it silvio berlusconi

Sondazh

Poll