Aktualitet

Kontrolle 'blic' në Gjirokastër/ Arrestohet 27-vjeçari, kapet me thikë dhe dorezë metalike

Policia informon se në pranga ka përfunduar i riu me inicialet A.G.

25 Shtator 2022, 09:38 Nga A.B
Kontrolle 'blic' në Gjirokastër/ Arrestohet
Policia

GJIROKASTËR- Një 27-vjeçar është arrestuar në Gjirokastër pasi është kapur me thikë dhe me dorezë metalike. Policia informon se në pranga ka përfunduar i riu me inicialet A.G. Ai do të hetohet për veprat penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të kontrolleve “blic” për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e personave që qarkullojnë me sende të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 27 vjeç, banues në lagjen Granicë, Gjirokastër.  Pas kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 27-vjeçari, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një përforcues grushti (dorezë metalike) dhe një mjet prerës (thikë). Tashmë mbi të rëndojnë akuzat për veprën penale “Prodhim, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

arrestim ne gjirokaster

Sondazh

Poll