Aktualitet

VD/ Kohë të vështira, shqiptarët hapin kursimet, sfida bëhet hit në rrjet

Rritja e çmimeve dhe kosto e lartë e jetesës i ka bërë shqiptarët që jo vetëm të "shtrëngojnë rripin" por dhe të kursejnë më shumë. Rasti më i fundit vjen nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale dhe e publikuar në faqen e "JOQ" ku një vajzë tregon se ka kursyer disa para por që tashmë i duhet që ta thyejë "qypin e mjaltit" për të përballuar rritjen e shpenzimeve.

24 Shtator 2022, 14:11 Nga e.k
VD/ Kohë të vështira, shqiptarët hapin kursimet, sfida
Lekët e kursyera nga një qytetar

TIRANË- Kriza ekonomike që ka prekur Europën dhe jo vetëm duket se pasojat më të rënda i ka në vendet të vogla si Shqipëria ku sfida për të jetuar është kthyer tashmë në një betejë për mbijetesë.

Rritja e çmimeve dhe kosto e lartë e jetesës i ka bërë shqiptarët që jo vetëm të "shtrëngojnë rripin" por dhe të kursejnë më shumë. Rasti më i fundit vjen nga një video e shpërndarë në rrjetet sociale dhe e publikuar në faqen e "JOQ" ku një vajzë tregon se ka kursyer disa para por që tashmë i duhet që ta thyejë "qypin e mjaltit" për të përballuar rritjen e shpenzimeve.

Video të tilla janë bërë të shpeshta në rrjetet sociale duke u kthyer në një "sfidë" të vërtetë se kush kursen më shumë. Ndërkohë një berber në Tiranë i ka suprizuar të gjithë në momenttin që ka hapur arkën e kursimeve të bërë enkas për bakshishet e klientëve. I riu kishte mbledhurr rreth 500 mijë lekë të vjetra dhe pse nuk e ka treguar se përsa kohë ka arritur t'i grumbullojë.

VD/ Kohë të vështira, shqiptarët hapin kursimet, sfida

Kohët e fundit është vënë re se shumë familje kanë nisur të marrin nga kursimet e ruajtura. Tashmë që nuk kemi më asgjë të sigurt duket se duhet të kursejmë më shumë dhe të shpenzojmë më pak se siç thotë dhe fjala e urtë, gur gur bëhet mur.

tirane kriza ekonomike

Sondazh

Poll