Aktualitet

Pajisje elektrike e bujqësore, verë e mallra kontrabandë, pranga 59-vjeçarit nga Fieri në portin e Durrësit

Gjatë kontrollit që efektivët e Policisë bënë në automjetin e tij gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shishe vere, pajisje të ndryshme elektrike dhe bujqësore, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara.

24 Shtator 2022, 13:42 Nga e.k
Pajisje elektrike e bujqësore, verë e mallra kontrabandë, pranga
Malli i sekuestruar

DURRËS- Një 59-vjeçar i identifikuar me inicialet SH.F ka rënë në prangat e Policisë pasi u kap me mallra kontrabandë. 

Gjatë kontrollit që efektivët e Policisë bënë në automjetin e tij gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shishe vere, pajisje të ndryshme elektrike dhe bujqësore, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara.

NJOFTIMI I POLICISË:
U kap në portin e Durrësit, me pajisje elektrike, pajisje bujqësore, shishe vere dhe mallra të tjera në automjet, të kontrabanduara, vihet në pranga 59-vjeçari. Procedohet penalisht edhe pronarja e një dyqani ku u gjet rreth 1.8 kg ar i kontrabanduar.

Sekuestrohen të gjitha mallrat e dyshuara të kontrabanduara.

Si rezultat i kontrolleve intensive në kufi si dhe në çdo subjekt tregtar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimit ekonomik, shërbimet e Policisë finalizuan operacionin policor të koduar “Double”, në kuadër të të cilit:

– u arrestua shtetasi Sh. F., 59 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e PKK Port Durrës gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shishe vere, pajisje të ndryshme elektrike dhe bujqësore, si dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara;

– u procedua penalisht shtetasja M. L., banuese në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë se tregtonte në dyqanin e saj, rreth 1.8 kg ar të dyshuar të kontrabanduar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

policia e durresit

Sondazh

Poll