Aktualitet

Përdhunoi të miturën, shpallet në kërkim 29-vjeçari në Vlorë

I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Policia në njoftimin e saj bën të ditur se po punohet për kapjen e tij.

24 Shtator 2022, 13:22 Nga e.k
Përdhunoi të miturën, shpallet në kërkim
Policia Vlorë

VLORË- Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar të identifikuar me inicialet S.Z pasi akuzohet se ka përdhunuar një të mitur. I riu dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare.

Policia në njoftimin e saj bën të ditur se po punohet për kapjen e tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. Z., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një 16-vjeçare. Vijon puna për kapjen e tij”.

vlore policia e vlores

Sondazh

Poll