Aktualitet

Dy shqiptarë ‘ngrenë në këmbë’ policinë në Greqi, arratisen nga burgu

17 Gusht 2019, 17:53 Nga DOSJA
Dy shqiptarë ‘ngrenë në këmbë’

GREQI- Dy shqiptarë që vuanin dënimin në burgjet greke, sot kanë mundur të arratisen. Sipas mediave greke mësohet se  shqiptarët janë arratisur nga burgu i Kasandrës. Një prej tyre kishte marrë leje dhe nuk ishte kthyer më në qeli, ndërsa tjetri nuk ishte paraqitur në numërimin e përditshëm.

Sipas informacioneve mësohet se 34-vjeçari që ishte i dënuar më 10 vite burgim, kishte marrë lejë pak ditë më parë, por nuk ka preferuar që të kthehet më në qeli.

Po sot në të njëjtin burg, rojet e sigurisë kanë vënë re mungesën e një tjetër shqiptari dhe sipas të gjitha gjasave ai është arratisur.

Policia greke po kryen operacion masiv për të arrestuar shqiptarët e arratisur, por deri tani ende nuk ka asnjë gjurmë.

Ndërkohë që një tjetër arratisje ndodhi rreth dy muaj më parë po në burgun e Kasandrës, ku në qendër ishin shqptarët por që u kapën pas disa ditës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i kasandres dy shqiptarët arratisen nga burgu polcia greke shqiptaret ne greqi burgu i kasandres dy shqiptarët arratisen nga burgu polcia greke shqiptaret ne greqi

Sondazh

Poll