Aktualitet

Gëlltiti hashashin gjatë arrestimit në 2016-ën dhe bëri rezistencë, ngjarja për të cilën akuzohet Buzheri

17 Gusht 2019, 17:20 Nga DOSJA
Gëlltiti hashashin gjatë arrestimit në 2016-ën dhe bëri

TIRANË- Bako Buzheri ra në prangat e Policisë sot në Gjirokastër, por ai pak vite më parë është arrestuar dhe në Tiranë. Në 4 maj 2016 në një aksion të policisë Buzheri pas rezistencës që bëri, më në fund u prangos. Në atë kohë mediat kanë bërë me dije se lazaratasi konsiderohej si njeri me rrezikshëmri të lartë kriminale.

Ngjarja e vitit 2016

Policia e Tiranës hasi në rezistencë gjatë një operacioni për kapjen e një të riu nga Lazarati, i konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë kriminale. Policia është kundërshtuar me dhunë nga 31-vjeçari Bako Buzheri dhe shoku i tij. Edhe pse Policia është identifikuar, Buzheri dhe miku i tij, Tahir Brahimi kanë goditur me grushte dy efektivët. Pas një goditje në ajër është bërë dhe neutralizimi i tyre, por në këtë moment i riu nga Lazarati ka nxjerrë nga xhepi një sasi hashashi dhe e ka futur në gojë duke e gëlltitur. Bako Buzheri, ka qenë i dënuar më parë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me 21 vite burg për pengmarrje e gjobëvënie, por është lënë i lirë duke u shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Lartë. Ngjarja për të cilën akuzohej ai ka ndodhur më 4 mars të vitit 2012 në Gjirokastër, ku sipas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, kanë marrë peng Erges Shelen, që e akuzonin se u kishte vjedhur drogën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestimi i buzherit bako buzheri i forti i lazaratit policia tirane arrestimi i buzherit bako buzheri i forti i lazaratit policia tirane

Sondazh

Poll