Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim, arrestohet “i forti” nga Lazarati i dënuar me 21 vite burg (EMRI)

  • Gëlltiti hashashin gjatë arrestimit në 2016-ën dhe bëri rezistencë
  • Sipas informacioneve mësohet se ai lëvizte i lirë në Gjirokastër, por sot është pikasur nga forcat e Policisë dhe më pas është bërë dhe arrestimi i tij.
    Featured image of article: Ishte shpallur në kërkim, arrestohet “i forti” nga Lazarati i dënuar me 21 vite burg (EMRI) Bako Buzheri, i arrestuari

    GJIROKASTËR- I shumëkërkuari Bako Buzheri ka rënë sot në prangat e Policisë së Gjirokastrës, pasi ka qenë i dënuar nga Krimet e Rënda me 21 vite burgim. Sipas informacioneve mësohet se ai lëvizte i lirë në Gjirokastër, por sot është pikasur nga forcat e Policisë dhe më pas është bërë dhe arrestimi i tij.

    Ai teksa ka parë që uniformat blu po i afroheshin ka tentuar të largohej me automjet. Menjëherë në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta policie të cilat dhe e kanë pragnosur. Ai ka bërë rezistencë teksa policët i kanë vendosur prangat dhe është përleshur me ta.

    Po kush është Buzheri?

    Sipas Policisë, Buzheri është person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe prej disa vitesh ka qëndruar në arrati. Ai është dënuar në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe ajo e Apelit me 21 vite burgim, vendim ky i marë në 25 qershor 2014.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ai akuzohej për veprën penale të “Rrëmbimit të personit” shoqëruar me tortura fizike e psikike, gjë për të cilën dhe është dënaur nga Krimet e Rënda. Po ashtu ai akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi që po planifikonin që të trafikonin një sasi të madhe marjuane drejt greqisë. Ai në zonë njihej dhe si “i forti” i Lazaratit.

    NJOFTIMI I POLICISË

    Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër u bë e mundur kapja e shtetasit B.B, 34 vjeç, banues në Gjirokastër. Shtetasi i mësipërm ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale ”Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

     (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment