Bota

'Ju jeni frikacakë, qenie të dorës së dytë', lideri çeçen Kadyrov fyen rusët që refuzojnë të marrin armët

Kadyrov tha se arsyet që ata parashtrojnë për të mos luftuar, se ata kundërshtojnë luftën apo udhëheqjen politike ruse, nuk janë gjë tjetër veçse justifikime.

24 Shtator 2022, 08:25 Nga d.a.
'Ju jeni frikacakë, qenie të dorës së dytë',
Kadyrov

RUSI- Ramzan Kadyrov, i forti i Çeçenisë, një provincë e Federatës Ruse, ditën e djeshme ka sulmuar ashpër rekrutët rusë, të cilët nuk duan të shkojnë të luftojnë në Ukrainë, pasi sipas tij nuk janë gjë tjetër veçse frikacakë.

“Ti e di, nuk je gjë tjetër veçse një frikacak, një tradhtar, një qenie njerëzore e dorës së dytë”, tha ai në një postim në platformën Telegram, duke iu drejtuar çdo kundërshtari të ndërgjegjes në vetën e dytë.

Kadyrov tha se arsyet që ata parashtrojnë për të mos luftuar, se ata kundërshtojnë luftën apo udhëheqjen politike ruse, nuk janë gjë tjetër veçse justifikime.

Kadyrov vetëm të enjten sqaroi se nuk do të ketë rekrutim në Çeçeni. Megjithatë, disa njësi të vullnetarëve çeçenë kanë shkuar tashmë në fronte, shtoi ai.

Të mërkurën, Kremlini njoftoi një mobilizim të pjesshëm. Ky njoftim i presidentit Vladimir Putin bëri që shumë rusë të moshës ushtarake të nxitojnë drejt aeroporteve dhe pikave kufitare tokësore. Në total, 300,000 rezervistë pritet të marrin letra marshimi.

ramzan kadyrov lufta ukraine-rusi mobilizimi i ushtrise ruse

Sondazh

Poll