Bota

Kyriakidou: Ne dhamë 5 milionë tableta jodi në rast emergjence bërthamore

Ajo gjatë një deklarate tha se më shumë se 1,300 pacientë ukrainas janë transferuar për trajtim në spitalet evropiane.

23 Shtator 2022, 22:44 Nga I.A

 

Kyriakidou: Ne dhamë 5 milionë tableta jodi në rast emergjence
Stella Kyriakidou

 

LITUANI- Mbështetja e Lituanisë për refugjatët nga Ukraina u nënvizua nga Komisionerja e Shëndetit dhe Sigurisë Ushqimore Stella Kyriakidou në një konferencë shtypi në Vilnius. Ajo gjatë një deklarate tha se më shumë se 1,300 pacientë ukrainas janë transferuar për trajtim në spitalet evropiane.

"Mbështetja jonë për Ukrainën është e vazhdueshme dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme," tha ajo.

P ashtu Kyriakidou theksoi se kanë dhënë 5 milionë tableta jodi në rast ndonjë emergjence bërthamore.

“Ne kemi dorëzuar gjithashtu 5 milionë tableta jodi në rast emergjence bërthamore”, tha Komisioneri Evropian.

Kyriakidou përmendi gjithashtu se BE-ja ka krijuar qendra mjekësore në Poloni, Rumani dhe Sllovaki, në mënyrë që të lehtësojë transportin e pacientëve që ikin nga lufta në Ukrainë.

stella kyriakidou

Sondazh

Poll