23 Shtator 2022, 22:04
Nga I.A
Antony Blinken dhe Wang Yi
SHBA- Diplomatët e lartë nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina filluan të premten një takim mes tensionesh të larta pas një vizite në Tajvan nga kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe një premtimi të qartë nga presidentit amerikan Joe Biden për të mbrojtur ishullin që pretendohet nga kinezët.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi shtrënguan duart në Nju Jork në rrethinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por nuk iu përgjigjën pyetjeve nga media ndërsa u ulën për bisedime.
Departamenti i Shtetit ka thënë më herët se takimi ishte pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Uashingtonit për të "ruajtur linja të hapura komunikimi dhe për të menaxhuar konkurrencën me përgjegjësi".
Takimi vjen disa ditë pasi Presidenti Biden tha se forcat amerikane do të mbronin Tajvanin në rast të një pushtimi kinez, duke shkaktuar një përgjigje të zemëruar nga Kina që tha se Presidenti Biden dërgoi sinjalin e gabuar për ata që kërkojnë një Tajvan të pavarur.
Deklarata e Presidentit Biden duket se shkoi përtej “strategjisë së paqartë amerikane“, e cila nuk e bën të qartë nëse Uashingtoni do t'i përgjigjej ushtarakisht një sulmi ndaj Tajvanit.
Komentet e tij ishin gjithashtu më të qartat deri më tani në lidhje me angazhimin e trupave amerikane për të mbrojtur ishullin, megjithëse Shtëpia e Bardhë këmbënguli se politika e saj ndaj Tajvanit nuk kishte ndryshuar.
Në një telefonatë me Presidentin Biden në korrik, udhëheqësi i Kinës Xi Jinping paralajmëroi për Tajvanin, duke thënë se "ata që luajnë me zjarrin do të digjen prej tij".
Pas vizitës të zonjës Pelosit në Taipei në fillim të muajit të kaluar, Kina dislokoi shumë avionë dhe lëshoi raketa të drejtpërdrejta pranë ishullit.
Në një fjalim në grupin e ekspertëve të Shoqatës Aziatike në Nju Jork të enjten, zoti Wang tha se çështja e Tajvanit po shndërrohej në rrezikun më të madh në marrëdhëniet Kinë-SHBA.
"Nëse kjo çështje nuk trajtohet me kujdes, ka shumë të ngjarë të shkatërrojë lidhjet tona dypalëshe," tha zoti Wang, sipas një transkripti nga ambasada e Kinës në Uashington.
Ligji i vjetër amerikan që përshkruan marrëdhëniet jozyrtare të Uashingtonit me Tajvanin – të cilat Pekini i konsideron të pavlefshme – e bën të qartë se vendimi i Uashingtonit për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kinën në vitin 1979 “bazohet në pritshmërinë se e ardhmja e Tajvanit do të përcaktohet me mjete paqësore”.
Kina e sheh Tajvanin e qeverisur në mënyrë demokratike si një nga provincat e saj. Pekini është zotuar prej kohësh të vendosë Tajvanin nën kontrollin e tij dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta bërë këtë.
Qeveria e Tajvanit kundërshton me forcë pretendimet e Kinës për sovranitet dhe thotë se vetëm 23 milionë banorët e ishullit mund të vendosin për të ardhmen e tij.
Më herët gjatë javës, zoti Wang u takua me ish-sekretarin amerikan të Shtetit Henry Kissinger, arkitektin e marrëdhënieve të SHBA-së me Kinën komuniste dhe tha se një "ribashkim paqësor" me Tajvanin ishte aspirata e Kinës.
Megjithatë, ai tha se mundësia e një zgjidhjeje paqësore u zvogëlua nga ndjenjat gjithnjë e më "të shfrenuara" të pavarësisë tajvaneze dhe përmendi një proverb kinez: "Është më mirë të humbasësh një mijë ushtarë sesa një centimetër territor".
Marrë nga VOA
wang yi antony blinken
Bota
23 Shtator 2022, 21:58
e.k
Pamje nga Izjumi
UKRAINË- Shefi ushtarak i rajonit ukrainas të Harkivit, Oleh Synyehubov, tha se 436 trupa, përfshirë 30 me shenja t&eu...
Bota
23 Shtator 2022, 21:55
s.s
Jens Stoltenberg
RUSI- Rusia e di se do të ketë “pasoja të rënda” nëse armët bërthamore përdoren n...
Bota
23 Shtator 2022, 21:38
I.A
G7
SHBA- Udhëheqësit e G7 deklaruan se nuk do të njihnin rezultatet e pseudo-referendumeve që ndodhin në pjesët e pushtuara r...
Bota
23 Shtator 2022, 21:24
I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se ka informacione se Kurti ishte në kërkim të...
Bota
23 Shtator 2022, 21:10
I.A
Mykhailo Dianov
UKRAINË- Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka postuar në Twitter fotografi të premten e një ushtari Mykhailo Dianov...
Bota
23 Shtator 2022, 20:57
e.k
Një parcelë droge
TAJLANDË- Qeveria në Tajlandë e bëri të ligjshme kultivimin e kanabisit me disa kufizime. Vendimi ka e...
Bota
23 Shtator 2022, 20:31
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Ultimatumi i presidentit rus Vladimir Putin drejtuar Perëndimit rrit në mënyrë drastike rrezikun e nj&eu...
Bota
23 Shtator 2022, 20:10
e.k
Foto ilustruese
GREQI- Lumturia e martesës së një çifti nuk ka zgjatur shumë pasi dasma u prish pak minuta pasi kishte nisur dhe...
Bota
23 Shtator 2022, 19:54
I.A
Paund
ANGLI- Paundi ka rënë në nivelin më të ulët të 37 viteve kundrejt dollarit pasi tregjet financiare reaguan ndaj l&...
Bota
23 Shtator 2022, 19:56
e.k
Donald Trump
SHBA- Në qershor 2021, Meta njoftoi se po pezullonte ndalesën ndaj Trump për dy vjet, duke vazhduar pezullimin fillestar n...