Bota

Referendum i paligjshmën, ushtarët rusë shkojnë derë më derë për të marrë votat

Në Kherson jugor, gardistët rusë qëndruan me një kuti votimi në mes të qytetit për të mbledhur votat e njerëzve. Media shtetërore ruse thotë se votimi derë më derë është për "siguri" .

24 Shtator 2022, 08:01 Nga d.a.
Referendum i paligjshmën, ushtarët rusë shkojnë derë
ushtar rus

UKRAINË- Ukrainasit kanë raportuar se ushtarë të armatosur shkojnë derë më derë në pjesët e pushtuara të vendit për të mbledhur vota për "referendume" të vetëquajtura për bashkimin me Rusinë.

Duhet të përgjigjemi verbalisht dhe ushtari e shënon përgjigjen në fletë dhe e mban atë”, tha një grua në Enerhodar për BBC.

Në Kherson jugor, gardistët rusë qëndruan me një kuti votimi në mes të qytetit për të mbledhur votat e njerëzve. Media shtetërore ruse thotë se votimi derë më derë është për "siguri" .

"Votimi personalisht do të zhvillohet ekskluzivisht më 27 shtator. Në ditët e tjera votimi do të organizohet në komunitete dhe në mënyrë derë më derë."-thuhet nga TASS.

Ekspertët thonë se referendumet e vetëquajtura, që do të zhvillohen për pesë ditë, do t'i lejojnë Rusisë të pretendojë - në mënyrë të paligjshme - katër rajone të okupuara ose pjesërisht të okupuara të Ukrainës si të tyret. Me fjalë të tjera, një votim i rremë për aneksimin, shtatë muaj pas pushtimit të Rusisë.

"Aneksimi" nuk do të njihet ndërkombëtarisht, por mund të çojë në pretendimin e Rusisë se territori i saj është nën sulm nga armët perëndimore të furnizuara në Ukrainë, gjë që mund të përshkallëzojë më tej luftën.

Presidenti i SHBA Joe Biden i përshkroi referendumet si "një mashtrim", duke thënë se ato ishin një "pretekst i rremë" për të tentuar të aneksojë pjesë të Ukrainës me forcë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

“Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do ta njohin territorin ukrainas si diçka tjetër përveçse pjesë e Ukrainës”, tha ai.

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, tha se Mbretëria e Bashkuar kishte prova se zyrtarët rusë kishin vendosur tashmë objektiva për "pjesëmarrjen e shpikur të votuesve dhe normat e miratimit për këto referendume të rreme". Cleverly tha se Rusia planifikon të zyrtarizojë aneksimin e katër rajoneve - Luhansk, Donetsk, Kherson dhe Zaporizhzhia - deri në fund të muajit.

Një burim në Kherson i tha BBC-së se nuk kishte asnjë përpjekje publike për të inkurajuar votimin, përveç një njoftimi në agjencinë ruse të lajmeve se njerëzit mund të votojnë në një ndërtesë porti, e cila ishte e papërdorur për 10 vjet.

Një grua tjetër në Kherson tha se pa "militantë të armatosur" jashtë ndërtesës ku dukej se po zhvillohej votimi. Ajo bëri sikur kishte harruar pasaportën e saj që të mos votonte. Gruaja tha se të gjithë miqtë dhe familja e saj ishin kundër referendumit.

“Nuk e dimë si do të jetë jeta jonë pas këtij referendumi. Është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë duan të bëjnë”.-tha ajo.

Kievi thotë se referendumet nuk do të ndryshojnë asgjë dhe forcat e tij do të vazhdojnë të bëjnë presion për të çliruar të gjitha territoret.

Në "republikat popullore" të vetëshpallura, të panjohura të Luhanskut dhe Donetskut, njerëzit po pyeten nëse "mbështesin pranimin e republikës së tyre në Rusi si një subjekt federal". Në Zaporizhzhia dhe Kherson, ata janë pyetur nëse ata "favorizojnë shkëputjen e rajonit nga Ukraina, krijimin e një vendi të pavarur dhe pranimin e mëvonshëm në Rusi si një subjekt federal". Në Luhansk dhe Donetsk, fletëvotimet shtypen vetëm në gjuhën ruse Në Zaporizhzhia dhe Kherson, fleta e votimit është në gjuhën ukrainase dhe rus

lufta ukraine-rusi referendumet ne donbas joe biden

Sondazh

Poll