Bota

"Nëse një shtet fillon një luftë të pajustifikuar, të largohet", Michel kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit

Michel u shpreh se kur një shtet anëtar i Këshillitt fillon një luftë të pajustifikuar, duke ju referuar pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ai duhet të pezullohet automatikisht.

24 Shtator 2022, 08:08 Nga d.a.
"Nëse një shtet fillon një luftë të pajustifikuar,
Michel

SHBA- Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi ditën e djeshme se Rusia duhet të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Michel u shpreh se kur një shtet anëtar i Këshillitt fillon një luftë të pajustifikuar, duke ju referuar pushtimit të Ukrainës nga Rusia, ai duhet të pezullohet automatikisht.

"Kur një shtet anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit fillon një luftë të paprovokuar dhe të pajustifikuar, një luftë e dënuar nga Asambleja e Përgjithshme, pezullimi i anëtarësimit në SA duhet të jetë automatik, sipas mendimit tim. Përjashtimi duhet të jetë përdorimi i të drejtës së vetos , por është bërë, e kemi pare, rregull. Reforma është e nevojshme, është urgjente" tha Michel, duke aluduar për pushtimin e Rusisë në Ukrainë.

Pesë shtetet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, SHBA, Franca, Britania, Rusia dhe Kina, kanë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të organit më të lartë të OKB-së.

Vendimet e KS janë ligjërisht të detyrueshme. Sipas Kartës së OKB-së, ajo ka "përgjegjësinë kryesore për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare".

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka kërkuar vazhdimisht që Rusia të përjashtohet nga Këshilli I Sigurimit dhe t'i hiqet e drejta e vetos për shkak të luftës që nga shkurti.

charles michel këshilli i sigurimit i okb perjashtimi i rusise nga okb

Sondazh

Poll