Politike

Pedagogët nuk bien dakort me Kushin për rritjen e pagave, Berisha: Qëndrim cinik i Ramës! 5 tetori, dita e grevës së përgjithshme

Berisha shprehet se Kushi me porosi të Ramës refuzon kërkesat e pegagogëve për pagat dhe kushtet e tjera minimale. Ai shton se PD ofron mbështetje të plotë për lëvizjen e pedagogëve të cilët kanë paralajmëruar protestë me datën 5 tetor.

23 Shtator 2022, 21:09 Nga e.k
Pedagogët nuk bien dakort me Kushin për rritjen e pagave, Berisha:
Sali Berisha

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme mes ministres së Arsimit Evis Kushi dhe pegagogëve, lidhur me kërkesat e këtyre të fundit ku nuk u arrit dakordësi për çështjen e rritjes së pagave.

Berisha shprehet se Kushi me porosi të Ramës refuzon kërkesat e pegagogëve për pagat dhe kushtet e tjera minimale. Ai shton se PD ofron mbështetje të plotë për lëvizjen e pedagogëve të cilët kanë paralajmëruar protestë me datën 5 tetor.

“Qendrim cinik i Edi Rames ndaj pedagogeve te universiteteve! Zonja Kushi me porosi te Rames sillet si zonja Askushi! Ajo, ne emer te Edit refuzon kerkesat minimaliste te pedagogeve per pagat dhe kushtet tjera minimale per universitetet. Pedagoget shpallin 5 tetorin diten e greves se pergjithshme! Mbeshtetje te plote pedagove greviste!  Denim qendrimit cinik te Edi Rames!”, shkruan Berisha.

Pedagogët kërkojnë në veçanti rishikimin e pagës së tyre. Sipas tyre, prej vitit 2004 për këtë kategori nuk janë rritur pagat dhe as janë indeksuar sipas inflacionit. Ata kërkojnë edhe rritje të buxhetit për kërkimin shkencor, si dhe rritje të pagës për orët suplementare. Ata në protestat e mbajtura më parë kanë paraqitur dhe kërkesat e tyre ndaj kryeministrit dhe qeverisë. Nga ana e tij kryeministri Rama është shprehur se nuk pranon ultimatume dhe se gjërat duhet të zgjidhgen me dialog. Kujtojmë se dhe studentët kanë dalë në protestë ku kërkojnë kushte më të mira dhe një bonus nga qeveria për të përballuar çmimet e larta dhe kostot e larta të jetëses.

sali berisha protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll