Aktualitet

Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e motit më parë

Ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

23 Shtator 2022, 19:42 Nga e.k
Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e
Foto ilustruese

TIRANË- Fundjava duket se do të vijojë të ketë me mot të kthjellët dhe nën ndikimin e kushteve relativisht të qëndrueshme atmosferike. Prandaj të gjithë ata që kanë bërë planet për fundjaven le të bëjnë gati valixhet pasi nuk do të ketë reshje shiu.

Ditën e shtunë moti parashikohet i kthjellët edhe pse nuk do të mungojnë vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare dhe kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje.

Keni bërë plane për fundjavë? Njihuni me parashikimin e

Edhe dita e Diel parashikohet me mot kryesisht të kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Duke filluar nga orët e mbrëmjes vranësirat do të vijnë në shtim mesatare deri të dendura.

Sipas SHMU në zonën e veriperëndimit reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

parashikimi i motit sherbimi meterologjik ushtarak

Sondazh

Poll